Sigal

Nga Klajda Gjosha:

Sot në një raport mbi azilkërkuesit për herë të parë në vendet e BE, Shqipëria renditet përsëri krah vendeve me numër të lartë të njerëzve që largohen nga vendi. Ndryshimi i vetëm dhe absurd është fakti që vendi ynë nuk është as në gjendje lufte dhe as një vend jashtë kufijve të Europës.

Ky numër i lartë edhe gjatë muajve të fundit të 2018-ës, përvec se është një tregues i gjendjes së rëndë ku ndodhet vendi ekonomikisht, çështja është se në muajt që vijnë ky fenomenon do të kthehet në bllokues të negociatave dhe të perspektivës europiane të Shqipërisë!

I rikujtoj qeverisë se në raportin e fundit të Këshillit Europian theksohet qartë se i kërkohet Komisionit Europian të shprehet në një raport të posaçëm për çështjen e azilkërkuesve shqiptar. Aq sa mund të duket thjesht si cështje raportesh në letër, aq dhe mund të kthehet në një rrezik për lēvizjen e lirë dhe rikthimin e vizave!

Deliri i qeverisë për arritjet e mëdha imagjinare shprehet qartë në skemën e mëposhtme!