KKV: Përpjekjet e partive për dekriminalizimin të cunguara, KQZ pasive

406
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) publikoi sot raportin e dytë për periudhën parazgjedhore në vend, me kritika të shumta ndaj subjekteve politike. Në prezantimin e raportit, drejtuesit e KVV vlerësuan se, përpjekjet e partive për dekriminalizimin kanë qenë të cunguara, ndërkohë që KQZ ka qenë një institucion pasiv në verifikimin e listave, të cilat kanë probleme me emrat e të dënuarve.
Një tjetër konstatim shqetësues i Koalicionit ishte se nga Prokuroria nuk ka pasur hetime për blerjen e votave, ndërsa sa u takon partive, u nënvizua se po zhvillojnë fushata shumë të kushtueshme.
Kritika ka pasur edhe në adresë të Kolegjit Zgjedhor, i cili akuzohet për standarde të dyfishta, ndërkohë që i vetmi vlerësim ka qenë ai për respektimin e kriterit gjinor në këto zgjedhje.Ndër të tjera, KVV ka kërkuar të shmanget përdorimi i gjuhës së urrejtes në takimet elektorale dhe të mos përdoren fondet publike për fushatë.
Sigal