Kim Mehmeti: Sa më shumë na robërojnë interesat personale, aq më thellë e varrosim interesin kolektiv!

469
Sigal

Nga Kim Mehmeti:

Kim Mehmeti: Sa më shumë na robërojnë interesat personale, aq më thellë e varrosim interesin kolektiv!

“Ne kemi të drejtë të jetojë me bindjen se asnjë burrështetasi tonë, e le më diplomati të huaj, nuk i lejohet që protestuesve shqiptarë – dhe jo vetëm atyre – t’ua tregojë gishtin e mesit. Por në ndërkohë, duke mos harruar se mes nesh ka nga ata që e pëlqejnë çdo veprim të diplomatëve të huaj, që mendojnë se atyre u lejohen të gjitha e neve asgjë dhe, që duan të na bindin se edhe gishti i tyre i ngritur i mesit treguar neve, është gjest dashamirës dhe ‘vlerë’ e demokracisë perëndimore!?

Unë me asgjë nuk i përbuzë as shqiptarët që të huajin e mbrojnë nga ne, që e dënojnë rrugaçërinë shqiptare por e fshehin dhe bëhen se nuk e shohin atë të diplomatëve të huaj, por më lejoni të ndjehem i lënduar dhe i ofenduar sa herë që ndonjë i huaj e keqpërdorë pafuqinë tone kolektive, si dhe mirësinë e mirënjohjen shqiptare, për të na e ngritur gishtin e mesit!

Dhe më lejoni të shprehë neveri ndaj mediave proqeveritare dhe shqiptarëve ‘mendjendritur e mendjehapur’, të cilët nuk e kanë kuptuar se sa më shumë u lëpihemi të huajve, aq më shumë e jargavitim portretin tonë grupor, se sa më shumë na robërojnë interesat personale, aq më thellë e varrosim interesin kolektiv, e me çka e harrojmë të vërtetën se popujt nuk i asgjëson vetëm robëria dhe plumbi, por edhe mosndjeshmëria ndaj fatit, dinjitetit dhe nderit kolektiv!” ( Kim Mehmeti)

Kim Mehmeti: Sa më shumë na robërojnë interesat personale, aq më thellë e varrosim interesin kolektiv! “Ne kemi të…

Gepostet von Kim Mehmeti am Dienstag, 15. Oktober 2019