KiE publikon konkluzionet: Të zbatohet një politikë gjithëpërfshirëse për emigracionin

512
Këshilli i Bashkimit Evropian ka dalë sot në disa konkluzione përsa i përket emigracionit. Sipas KiE duhen stabilizuar vendet e brishta me qëllim që të mos ketë emigracion të parregullt, si dhetë rritet bashkëpunimi me vendet e origjinës dhe vendet tranzit.
“Këshilli mbështet një politikë aktive, gjithpërfshirëse dhe gjeografikisht të balancuar sa i përket emigracionit. Një qasje më e gjerë e politkës së jashtme dhe sigurisë është esenciale për të forcuar bashkëpunimin me vendet e origjinës dhe atyre tranzit me qëllim adresimin e shkaqeve të emigracionit dhe ndalimin e emigrimit të parrëgullt, duke përfshirë këtu trafikimin, mbrojtjen e personave në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, duke respektuar të drejtën për të kërkuar azil, sigurimin e kthimit efektiv dhe ripranimin. Kjo kërkon bashkëpunim më të thellë me partnerët për të stabilizuar vendet “e brishta”, trajtimin e konflikteve, dhunës politike , shkeljet e të drejtave të njeriut, mungesën e qeverisjes së mirë që con në emigracion të parregullt dhe zhvendosje të detyruar. Një bashkëpunim i tillë duhet të bazohet në dialog dhe ndarjen e përgjegjësive”,-thekson KiE.
“Këshilli i Bashkimit Evropian mirëpret përgatitjet për Samitin e Valletas më 11 dhe 12 nëntor, duke bashkëpunuar fort me partnerët afrikanë dhe mirëpret gjithashtu konferencën e nivelit të lartë ku do të adresohen sfidat rrugën në Ballkanin Perëndimor”,- theksohet në konkluzionet e KiE.
“Këshilli i Bashkimit Evropian thekson se prioritetet e emigracionit duhet të integrohen me instrumentet dhe politikat përkatëse të Bashkimit Evropian duke marrë parasysh edhe zhvillimet e politikës së fqinjësisë evropiane. Koherenca mes fushave të ndryshme politike si politika e jashtme dhe e sigurisë, drejtësia, të drejtat e njeriut etj. është mjaft e rëndësishme”,- thuhet më tej.
“Këshilli i Bashkimit Evropian thekson gjithashtu se zbatimi i një politike gjithëpërfshirëse për emigracionin, është një ndërmarrje dhe përgjegjësi e përbashkët për institucionet e Bashkimit Evropian dhe vendet anëtare të BE-së. Këshilli është gati të bashkëpunojë me përfaqësuesit e lartë dhe me komisionin në përpjekje për të çuar përpara një politikë të jashtme emigrimi efektive, aktive e gjithëpërfshirëse të Bashkimit Evropian”.
Sigal