“Këtu vdekja ofrohet falas”, denoncon deputeti i PD

405
Deputeti i PD, Bardh Spahia, ka denoncuar mungesën e trinitrinës (nitroglicerinës) në Urgjencën e Tiranës. Në një status në rrjet social Spahia shkruan se “prej më shumë se 2 javësh ky medikament mungon në urgjencë”. “Sipas informacioneve edhe në spitale ka mungesa të trinitrinës. Qytetarëve shqiptarë vetëm vdekja u ofrohet falas!!!,” shkruan më tej Spahia. “Sipas informacioneve nga kolegët e Urgjencës së Tiranës, prej më shumë se dy javësh në këtë urgjencë mungon Trinitrina (nitroglicerina), një medikament jetë-shpëtues. Trinitrina është medikamenti kryesor në rastet me angina pectoris dhe infarkt akut të miokardit. Sipas informacioneve edhe në spitale ka mungesa të trinitrinës. Qytetarëve shqiptarë vetëm vdekja u ofrohet falas!!!”, – shkruan deputeti Spahia.
Sigal