Këshilltari Mark Gjonaj/ Ne jemi këtu pranë vëllezëve në Shqipëri të ndihmojmë. Lutjet shkojnë për personat që humbën familjet

466
Këshilltari i Nju Jork-ut Mark Gjonaj: Jemi këtu të japim suportin tonë. Koha, të mësojmë si parandalohen dëmet
Këshilltari në Këshillin Bashkiak të Nju Jork dhe përfaqësuesi i diasporës shqiptare në SHBA, Mark Gjonaj, pasi është takuar me disa nga krerët e vendit, ka dalë në një deklaratë publike, ku ka folur për situatën në të cilën ndodhet vendi dhe për çfarë kanë nevojë qytetarët e prekur nga tërmeti. Mark Gjonaj tha se kjo ngjarje tregoi solidaritet të madh ndërsa ndihma e diasporës shqiptare sipas tij nuk ka munguar dhe as nuk do të mungojë. Shqiptari i Amerikës theksoi se është e rëndësishme që dhënia e ndihmave të vijojë ashtu sikurse në ushqime dhe veshmbathje, edhe në para. Mark Gjonaj: Kosova ka ndihmuar vendin, ne çfarë mund të bëjmë? Është një pyetje që do vijojmë ta bëjmë, pasi kjo situatë do të zgjasë. Është koha për të menduar për të ardhmen e Shqipërisë dhe duhet të mësojmë që t’i parandalojmë në të ardhmen. Me inxhinierë dhe arkitektë dhe ndihmë mjekësore nga gjithë bota erdhën, ju lutem vijoni të ndihmoni me para, ushqime dhe veshje, por më së shumti ju lutem përmendi shqiptarët në lutjet tuaja, jemi këtu të japim suportin tonë, jemi këtu të informojmë diasporën për çfarë nevojitet njerëzit tonë kanë kaluar një traumë. Në mbledhjen me politikanët diaspora duhet të kuptojë që ka akoma nevojë për ndihma. Lutjet shkojnë për personat që humbën familjet, ndajmë dhimbjen me ju, kemi vizione dhe memorie që do na shoqërojnë gjithmonë. Sapo morëm vesh për tërmetin kuptuam që ishte koha dhe detyra jonë të veprojmë. U bashkuam kaq shumë për një kauzë, ku njerëzit tanë kërkonin ndihmë sollën jo vetëm mjete, por dhe njerëz në ndihmë të banorëve, kërkuam nga qeveria se çfarë kërkonin më shumë nga ne, gatishmëri për të ndihmuar. Ne takuam të gjithë palët e partive dhe u treguam se jemi të gatshëm të ndihmojmë.
Sigal