Këshilltari Ligjor i Presidentit: Lëvizjet e Metës ruajtën procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese

396
Sigal

Këshilltari Ligjor i Presidentit, Bledar Dervishi i ftuar në emisionin “360 Gradë” u shpreh Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ruajtur procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese, nëpërmjet lëvizjeve të tij.

‘Gjykata Kushtetuese, gjatë këtyre dy viteve mund të kishte 2 vende vakante, por asesi zero. Asnjëherë nuk do ngelte. Fakti është që Gjykata u boshatis dhe vendi ngeli pa një Gjykatë Kushtetuese që të jepte një verdikt. Nëse dekreti ishte i saktë për shtyrjen e zgjedhjeve, nëse ky ligji ishte antikushtetues ose jo. U shmang arbitri kryesor. I erdhën presidentit dy lista, njëherazi. Një për vakancën e parë që do të plotësonte dhe ai atë e ushtroi brenda 7 ditëve. E ushtroi duke u siguruar në vetvete që shprehja e vullnetit të tij nuk do të dëmtonte vakancat e Kuvendit.

Nëse Presidenti do shprehej të nesërme dhe do emëronte 2 gjyqtarë, Kuvendit i binin të dy vakancat, sepse nuk do të kishte mundësi zgjidhje. E ka ruajtur procesin. Pasi i erdhën listat i bëri një kërkesë për informacion KED dhe i tha informoni presidentin a ia keni dërguar listat Kuvendit. Në atë letër i është bërë me dije edhe radha KED, që ta kishte parasysh kur t’ia dërgonte Kuvendit.’