Këshilltari i Merkel: Populli shqiptar vendos a duhet ta mbajë ende në këmbë “qeverinë e mafias”

162

Këshilltari i Grupit Parlamentar të CDU-së në Bundestagun gjerman, Martin Henze përmes një postimi në rrjetet sociale, u referohet përgjimeve të Bild dhe e konsideron qeverinë shqiptare si “qeveria e mafias Rama”, e cila sipas tij nuk ka përmbushur asnjë pikë të vetme për hapjen e negociatave me BE.

Henze shprehet se është populli ai që duhet të bëjë diferencën dhe të zgjedhë mes “qeverisë së mafias” dhe forcave demokratike të opozitës.

Postimi i plotë i Martin Henze

E cilësuar nga prestigjiozja gjermane “BILD” si “qeveria e mafias Rama, mban përgjegjësi jo vetëm për gjendjen e keqe ekonomike, për shkatërrimin e sistemit gjyqësor dhe të parlamentit, për korrupsionin në administratën publike, varfërinë dhe largimin masiv të të rinjve shqiptarë, shkatërrimin e familjeve shqiptare, manipulimin në zgjedhjet e fundit parlamentare së bashku me mafian, por, gjithashtu është politikisht përgjegjëse sepse nuk ka përmbushuar asnjë pikë të vetme për hapjen e bisedimeve me BE-në. E ashtuquajtura “qeveria e mafias Rama” është përgjegjëse për këtë. Tani është koha që populli shqiptar të vendosë: A dëshiron ta mbajë ende në këmbë këtë qeveri, mafian, urinë, varfërinë, korrupsionin, antidemokracinë, prostitucionin, trafikimin e drogës dhe largimin masiv apo dëshiron një të ardhme në Bashkimin Europian?
Nëse e populli dëshiron të armdhmen e tij në BE, duhet të bëjë një angazhim politik me forcat demokratike të opozitë.