Këshilltari i CDU: Rama është autokrat, jo negociatave

600
Sigal

Kryekëshilltari ekonomik i CDU-së, Martin Henze, ka publikuar vendimet që u morën në Samitin e Berlinit duke nxjerrë edhe njëherë zbuluar pretendimet e kryeministrit Edi Rama për hapje negociatash. Henze sqaron se në asnjë pikë të samitit të Berlinit nuk flitet për hapje negociatash me Shqipërinë, përkundrazi flitet për regres, rritje të krimit dhe korrupsionit si dhe rritje të regjimit autoritar të kryeministrit Rama. Sipas tij politikat nacionaliste të kryeministrit Rama po rrezikojnë të ardhmen evropianë të Shqipërisë. Henze thekson se gjatë qeverisjes së Ramës ju është dhënë një goditje mjaft e fortë institucioneve të pavarura dhe Reformës në drejtësi, çka e bën edhe më të vështirë rrugën e Shqipërisë drejt BE. Postimi i Martin Henze: Kritika e qartë e Francës dhe Gjermanisë për politikat nacionaliste të Kryeministrit shqiptar Rama është në sfond dhe po rrezikon të ardhmen e Shqipërisë. Në përpjekjet e saj për të frenuar një nacionalizëm të ri dhe kufij të ri, Merkel mbështetet në Berlin nga ekspertë të politikës së jashtme dhe Franca përmes linjave partiake. Rama autokrat ka humbu…  Rama qëndron mënjanë. Nuk ka demarkacion të ri kufitar vetëm zgjidhje dypalëshe në Kosovë përmes aranzhimeve të autonomisë, si në Evropën Veriore. U vlerësua sjellja e drejtë  Europiane e Maqedonisë së Veriut. Bisedimet e pranimit me Maqedoninë do të vijnë. Franca dhe vendet e tjera të BE pritet të nxitin luftën për eliminimin e problemeve ligjore dhe politike në Shqipëri, për shkak të sjelljes politike të Ramës. Është e qartë se jo të 27 shtetet e BE-së do të pajtohen me propozimin e Shqipërisë në këtë kohë. Serbia dhe Kosova do të ftohen në Paris për bisedime të mëtejshme më 1 korrik 2019. Politika e gabuar me Kosovën, politika e gabuar në Shqipëri… Uria, varfëria, krimi, korrupsioni, trafikimi i drogës, heqja funksionale e institucioneve më të rëndësishme demokratike (gjykata kushtetuese, gjykata supreme, mungesa e funksionalitetit parlamentar, administrata e korruptuar), një katastrofë për të ardhmen e Shqipërisë.