Këshilltarët e PD: Vendimi për rritjen e çmimit të ujit i pavlefshëm, gjykata do ta rrëzojë

430
Sigal

Këshilltarët e PD në bashkinë e Tiranës thonë se vendimi për rritjen e çmimi të ujit është i pavlefshëm, pasi një vit më parë ky vendim u mor vetëm me votat e 25 anëtarëve.

Në një dalje për mediat, këshilltari Fatjon Topallaj tha se shumë shpejt gjykata do ta rrëzojë këtë vendim.

Topallaj: Ky vendim ka kaluar në mënyrë krejtësisht të paligjshme rreth një viti më parë dhe sikurse gjykata na dha të drejtë për një padi të dorëzuar nga ne për pavlefshmërinë e 6 mandateve, gjykata shumë shpejt me të njëjtën arsyetim do të rrëzojë edhe çmimin e rritur të ujit të pijshëm në qytetin e Tiranës.

Është arithemtikë e thjeshtë, këshilli i bashkisë përbëhet nga 61 anëtarë, ndërsa vendimi për rritjen e çmimit të ujit është marrë nga 25 anëtarë të rregullt të anëtarëve të bashkisë. Gjykata do ta shpallë të pavlefshme rritjen e çmimit të ujit. Rritja e  cmimit të ujit është i pavlefshëm dhe qytetarët nuk kanë pse të paguajnë.