Këshilltarët e majtë të Bashkisë Shkodër, miratojnë kërkesat e Voltana Ademit

465
Sigal

Me një konfigurim tërësisht të majtë, Këshilli i Bashkisë Shkodër ka miratuar të gjitha pikat  e propozuara nga kryebashkiakja në detyrë, Voltana Ademi.

Drejtorët ishin thirrur të raportonin, e pasi morën ndonjë pyetje pa shumë thumbim, në fund kartoni jeshil i kaloi 8 pikat e rendit të ditës sic ishte rasti i buxhetit per Teatrin Migjeni dhe KF Vllaznia

Rrugët e brendshme të Velipojës ishin të vetmet që morën kritika të shoqëruara edhe me akuza mbi cilësinë e punimeve dhe arsyet e përzgjedhjes kush të përfundonte e para.

Mes çështjeve më të rëndësishme, kaloi miratimi i përdoruesve faktikë dhe subjekteve përfituese të tokës bujqësore që plotësojnë kushtet ligjore për tu pajisur me AMTP (pronësi), në fshatin Pentar, njësia administrative Dajç, projekti i parë i programit buxhetor afatmesëm 2020-2022 i bashkisë, lista e pjesshme e pronave të paluajtshme shtetërore që kërkohen për transferimin në pronësi të Bashkisë Shkodër, buxhet 2019 dhe programit buxhetor afatmesëm përfundimtar 2019-2021, dhënia me qira e thertores, si dhe shtesa e planit në buxhetin e Bashkisë Shkodër dhe përdorimi i fondit rezervë për zbatimin e projektit ‘Rikonstruksion i godinave në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore për strehim social.

Kujtojmë se Voltana Ademi është kryebashkiakja e vetme në detyrë pas procesit të njëanshëm të 30 Qershorit në radhët e opozitës, e cila nuk ka pranuar ta dorëzojë detyrë pavarësisht se mandati i saj 4-vjeçar ka përfunduar.

I zgjedhuri nga radhët e Partisë Socialiste, Valdrin Pjetri u detyrua të jepte dorëheqjen pas skandalit me ato çfarë kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit ku nuk kishte deklaruar dënimin e tij në Itali.