Këshilltarët e koalicionit të Majtë, takohen me Veliajn

425
Një ditë para konstituimit të Këshillit Bashkiak dhe marrjes së detyrës si kryebashkiak Erion Velaij ka mbledhur pasditen e sotme këshilltarët e majtë.
Këshilli i ri bashkiak i Tiranës mblidhet paraditen e së enjtes për herë të parë pas përmbylljes së zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, ku kryebashkiaku Erion Veliaj pritet të marrë detyrën e drejtimit të kryeqytetit.
Nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo do t’i dorëzojë kryetarit të ri të bashkisë të gjithë dokumentacionin, informacion dhe dosjet e përgatitura për punën e bashkisë.
Ceremonia e konstituimit të këshillit të ri parashikon procedurën e verifikimit të mandateve dhe më pas atë të betimit të kryebashkiakut dhe të përfaqësuesve të subjekteve politike.
Pas betimit, këshilltarët e rinj për mandatin 2015-2019 do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit Bashkiak, që në këtë rast i takon Partisë Socialiste, e cila ka shumicën në këshill.
Sigal