Këshilltarët bashkiakë të Tiranës, gjobvënie qytetarëve për parkingjet edhe në pronat e tyre

576
Edhe Bashkia e Tiranës, po ecën në drejtimin e duhur të qeverisjes qendrore, veçse në drejtimin e kundërt të interesave të qytetarëve tiranas, derisa që në muajt e parë të mandatit, të cilin sapo e fitoi, po zbaton pikërisht, ato projekte që u protestuan fuqishëm nga qytetarët para zgjedhjeve, sidomos për projektet e parkimit të rrugëve, rrugicave dhe shesheve të lira ndërmjet pallateve. Qytetarët tiranas, në 21 qershor 2015 votuan për kryebashkiak dhe këshilltar bashkie, këta të sotmit, mbi projekte që paraqitën, së pari, që t’u shërbejnë interesave të qytetarëve. Mirëpo, dje, konkretisht, kryebashkiaku Veliaj dhe këshilltarët e maxhorancës dëftuan që në të vërtetë, kanë projekte të tjera, që i kishin strukur në sirtarët e tyre, pikërisht, sepse e dinin që, nëse i parashtronin përpara elektoratit, nuk do të votohen
Projekti sekret i Veliaj: Parkingu i rrugëve të Tiranës, do t’u jepet me koncesion privatëve
Veliaj, si kryebashkiak, i pari kundërshtoi, të paktën publikisht, para zgjedhjeve të 21 qershorit 2015 projektin e Bashkisë të Tiranës, për të dhënë me koncesion rrugët, rrugicat dhe sheshet e lira të pallateve të kryeqytetit. Protesta dhe revolta e qytetarëve, e detyruan atëkohë Këshillin Bashkiak që ta anulojë votimin e atij projekti, madje, u shprehën që për 12 vite, ky projekt nuk do të diskutohet. Mirëpo, Veliaj, tashmë kryebashkiak, jo vetëm që e riktheu, shumë shpejt, ende pa u tharë boja e anulimit, por, duke përdorur edhe truket politikë, mundohet, qëkoncesionin e parkimit të realizojë tërthorazi, për të amortizuar revoltat e qytetarëve. Projekti sekret i kryebashkiakut Veliaj, për parkimet e rrugëve të Tiranës, po zbatohet me faza. Ku akti i parë u luajt dje në Këshillin Bashkiak, ku maxhoranca miratoi, parkimet e rrugëve, por, fillimisht, me kujdestarinë e Bashkisë. Më vonë, Veliaj, do zbatojë planin e vërtetë. Që parkimet e rrugëve dhe rrugicave tëTiranës, t’ua japë me koncesion privatëve. I vetmi ndryshim, është se klienti që do ta marrëkoncesionin, do të jetë i kryebashkiakut aktual. Çudia më e madhe është që askush nga këshilltarët nuk e pyeti kryebashkiakun, nëse jep që tani garanci që Agjencia “Tirana Parking”, që do menaxhojëparkingjet dhe do të jetë (fillimisht) nën varësinë e Bashkisë, apo më vonë, do të jepet me koncesion?!
LSI frenon Veliajn për kompetencat e parkingjeve
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar projektvendimin për parkingjet publike me pagesë. Këshilltarë të LSI kërkuar ndryshim të tarifave për rezidentëtdhe kompetencat të mos i ketë kryebashkiaku, por Këshilli Bashkiak.këshilltarët e djathtë në Bashkinë e Tiranës e kundërshtuan projektvendimin, duke theksuar se duhet konsultim me qytetarët dhe jo votim me forcën e kartonëve, pasi vendime të tilla rrisin shpenzimet mbi qytetarët rezidentë dhe jo vetëm. Për të djathtët ky projektvendim është i pastudiuar dhe diskutuar me grupet e interesit. Nëfillim të mbledhjes, kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli u shpreh i indinjuar për shtyrjen me dy orë të seancës, ndërsa kërkoi shtyrjen e projektvendimit për parkingjet publike. “Shpreh indinjat për këtë seancë të papranueshme nga pikëpamja morale, por mbi të gjitha njerëzore. Mund të shtyhej mbledhja dhe për nesër. Nuk e kuptoj këtë ngut. Arroganca që ju ka kapluar nuk ju lejon të kërkoni asnjë lloj ndjese. Ndoshta uronit që ne të mos ishim të pranishëm në këtë mbledhje, ta harroni. Do të mbrojmë të drejtat e qytetarëve. Ju kërkojmë ta shtyni dhe ta rishikoni çështjen e gjobitjes së qytetarëve për automjetet që kanë. Sikur të mos mjaftonte gjobitja me siguracionet, tani e keni kthyer dhe tek parkingjet.”­ tha Olli.
Kryebashkiaku Veliaj do të vendosë hapësira parkingu me tarifë edhe pronën private të qytetarëve
Vendosja e tarifave për parkingjet publike në Tiranë, sipas kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj do të disiplinojë sistemin e transportit, do të ulë trafikun si dhe do të shtojë të ardhurat e Bashkisë. Veliaj tha se me parkingjet do të merret një agjenci e caktuar. Mirëpo, kryebashkiaku Veliaj, nuk sqaroi që për banorët e Tiranës, që janë rezidencë në rrugicën e tyre, kur do shkojnë në lagjen tjetër, përse duhet tëpaguajnë? Meqë kryebashkiaku Veliaj, shtroi si domosdoshmëri tarifat për parkingje në rrugët e Tiranës, ardhjen ditore të 100.000 makinave nga rrethet, përse nuk vendos që banorët e Tiranës, që kanë kartën e rezidencës, ta përdorin kudo nëpër Tiranë, dhe jo vetëm, në rrugicën e tyre. Sepse, banori i Tiranës, makinën e vet e parkon edhe brenda shtëpisë së tij, jo te rrugica. Pastaj, çfarë hapësire parkingu do tëpërdorë Bashkia e Tiranës, kur hapësira e lirë, qoftë edhe në rrugicë, apo në sheshet e pallateve është pronë private e qytetarëve, dhe jo e Bashkisë. Pra, Bashkia e Tiranës, do të vendosë tarifa parkingu edhe në pronën private të qytetarëve? Kjo është më absurdja, të cilën asnjë nga këshilltarët, qoftë të majtë, qoftë të djathtë, nuk pyeti. 
Guxholli: Tarifat janë shumë të larta
Këshilltarja e PD-së, Suzana Guxholli u shpreh gjatë diskutimeve në këshillin bashkiak se studimi për parkingjet me pagesë është bërë 10 vite më parë dhe se është i nevojshëm një studim i ri. Gjithashtu ajo tha se çmimet e përcaktuara janë shumë të larta të krahasuara me qytetet evropiane. “Të mos trajtohet me populizëm, por me përgjegjësi. Studimi është bërë 10 vjet më parë, ne të gjithë i dimi dinamikat e zhvillimit. Duhet bërë studim, duhet infrastrukturë dhe tarifimi të bëhet në bazë të kushteve konkrete. Për 4 mijë e ca vende parkimi propozohen 105 punonjës. Tarifimi është një barrë e madhe për qytetarin. Parkimi nuk është vetëm mbledhje të ardhurash. Tarifimi është shumë i rëndë për xhepat e shqiptarëve. Lion, 1 euro për një javë në qendër, 50 euro në vit. Në muaj në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, shkonte 176 mijë në muaj kur rroga minimale është 220 mijë lekë në muaj. Bashkia nuk është kompani që të mendojë për fitimet, së pari duhet të mendojë për qytetarët”, u shpreh Guxholli.
Shezai Rrokaj: T’i hiqen kryebashkiakut kompetencat e tarifave. T’i ketë Këshilli Bashkiak
Kreu i grupit të këshilltarëve të LSI, Shezai Rrokaj kërkoi që projektvendimi të pësojë ndryshime. Rrokaj kërkoi që t’i hiqet e drejta kryetarit të bashkisë për shtimin e zonave të tjera të parkimit me pagesë. “0 kosto për qytetarin në zonën e vet, i cili do pajiset me kartën e rezidentit. Këtu nuk ka asnjë ekuivok. E dyta sikundër ky këshill po voton njëkohësisht edhe dy elementët e tjera që kanë të bëjnë me hapësirat është në të drejtën e tij që sa herë të ketë hapësira të reja, kjo kompetencë të mos i lihet kryetarit, por këshillit. E drejta jonë është që të marrim vendime për çdo lloj kryetari. Metodologjia mbi të cilën është ngritur tarifimi, na rezulton që është më ekonomike, përjashtimisht të ndonjë zone për të cilën i këshillojmë bashkinë që t’i rishikojë. Në funksion të punës që do hapet do jetë dhe numri i punonjësve. Kërkoj nga kryetari sikundër është biseduar, ku ne kërkojmë edhe ndonjë shtesë edhe për shkak të asaj që në Komisioni e Ekonomisë ka pasur pyetje”, tha Rrokaj.
boks
Gerti Bogdani, deputet: Çmimet e parkingut të Bashkisë së Tiranës, vendosen sikur të jetojmë në BE apo USA
Deputeti i PD Gerd Bogdani, ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të vendosë tarifa parkingu në rrugët, rrugicat dhe sheshet e lira përreth pallateve, duke thënë se këta vendosin tarifa, thua se shqiptarët në Tiranë jetojnë në BE ose USA! Gerd Bogdani: “Duke parëmbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës! Diskutohen tarifat e reja të parkingut në Tiranë! Por ka një problem të madh. Çmimet që paguajmë në përgjithësi, tashmë dhe me çmimet e parkingjeve në Tiranë, duket sikur jetojmë në BE, apo USA, nga standardi i jetesës dhe i pagesës, në ALBANIA! Aq sa propozon Bashkia e Tiranës për një vend parkimi është gjysma e rrogës e një qytetari punëtor dhe të ndershëm të Tiranës!”
Sigal