Këshilli shtyn vendimin, PD: Hiqini mandatin! Kokëdhima: Bori shpifëse

476
TIRANE – Pas 3 orë diskutimi, është shtyrë për një datë të pacaktuar, vendimi i Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet ku u shqyrtua kërkesa e Partisë Demokratike për mbarimin e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, i akuzuar nga opozita për vjedhje të fondeve publike në të paktën 150 raste. Ky vendim u mor me qëllim që Këshilli i Mandateve të njihet me materialet e paraqitura nga ana e Partisë Demokratike.
Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të hapura dhe e drejtuar nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, deputeti i PS Kokëdhmia nuk ishte prezent por u përfaqësua nga avokati i tij Artan Hajdari. 
Në raportin e PD Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani theksoi se ekzisotjnë provat e arsyeshme se Kokëdhima ka abuzuar duke përfituar fonde publike nëpërmjet kompanisë Abissnet, në një kohë që kjo ndalohet nga Kushtetuta gjatë kohës së mbajtjes së mandatit të deputetit. Sipas Partisë Demokratike neni 70 i Kushtetutës qartësisht e detyron deputetin Koço Kokëdhima që të zgjedhë midis mandatit të deputetit apo aksionerit të kompanive që përfitojnë fondet publike, duke i konsideruar të dy funksionet si të papajtueshme me njëra-tjetrën.
Por në një prononcim për mediat deputeti Koço Kokëdhima i cilësoi akuzat si shpifje e radhës e borive të ish-kryeministrit Sali Berisha. Kokëdhima theksoi se nuk ka shkelur ligjin dhe aq më tepër të jetë pasuruar duke vjedhur nga fondet publike.
“Unë kam axhendën time të punës dhe nuk preferoja që ta harxhoja këtë kohë për të bërë debate politike me boritë e Saliut por e kam përdorur për nevojat e qytetarëve. Siç kam bërë edhe herë të tjera kur nuk e kam harxhuar kohën e publikut me shpifjet e Saliut. Unë nuk kam kryer asnjë shkelje. Nuk kam përfituar asnjë qindarkë në shkelje të ligjit.” tha Kokëdhima nga ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ndodhej për të vizituar një 21-vjeçar të dënuar me burg si përdorues i hashashit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë psikike. 
Ndërkohë edhe avokati i tij Artan Hajdari nënvizoi faktin se me marrjen e mandatit të deputetit, Kokëdhima e ka shitur pronësinë e tij mbi kompaninë “Abissnet”, ndërsa hodhi poshtë akuzat e ngritura për vjedhje të fondeve publike. 
Ora 21:35 Ristani: Keshilli me dy standarte, kërkoi provat
Ne perfundim te mbledhjes se Keshillit te Mandateve, deputeti i PD Arben Ristani tha se ajo u shty qe Keshilli te njihet me provat. Sipas tij ky eshte nje veprim me dy standarte nga ana e Keshillit, pasi per rastin “Doshi” dhe “Frroku”, po ky Keshill nuk pranoi te njihej me provat.
“Siç e ndoqët u zhvillua një seancë lidhur me kërkesën e PD, për mbarimin e mandatit të Kokëdhmiës. Nga mazhoranca u kërkua kohë, që të njihen me materialet. Ccështja është e shoqëruar me të gjitha provat. Nuk është caktuar një datë. Për dy deputetët, jo vetëm që nuk kërkuan prova, ky është një veprim me dy standarde për të zvarritur procesin, sepse ne e kërkuam edhe më para këtë mbledhje. Kuvendi në këtë rast vendos nëse këtë deputet do ta çojë jo drejt burgut por drejt Gjykatës Kushtetuese. Dhe shqyrtimi në këtë rast është një kërkesë e drejtë. Nuk ka mënyrë tjetër për heqjen e mandatit veçse nga Këshilli i Mandateve. Nëse pengohet është e qartë tendenca për të mbrojtur deputetin.” u shpreh Ristani
Ora 21:30 Përfundon mbledhja e Këshillit te Mandateve
Ka perfunduar mbledhja e Keshillit te Mandateve ku u shqyrtua kerkesa e PD per heqjen e mandatit te deputetit Koço Kokedhima
Ora 19:50 Avokati: Kokëdhmia nuk ka asnjë ngjashmëri me rastin “Beqaj”
Meta: Edhe një herë tjetër pse ky rast nuk është i ngjashëm me rastin “Beqaj”?
Avokati Hajdari: Të dyja rastet janë si nata me ditën. Sepse në rastin Beqaj e kishte marrë vendimin e KQZ dhe kishte vazhduar aktivitetin ku ishte. Ndërsa zoti Kokëdhima nuk ka vijuar më në tendera publike që pas marrjes së mandatit. 
Ora 19:10 Avokati i Kokëdhimës: E shiti kompaninë “Abissnet” kur u bë deputet
Kërkesa nuk qëndron dhe është e pabazuar në prova. Ne nuk kemi përfituar asnjë fond në shkelje të ligjit dhe të marra nga fondet publike. Duhet saktësuar periudha e zotit Kokëdhima kur ka qenë deputet dhe kur jo. Në kohën që zoti Kokëdhima u bë deputet e shiti kompaninë “Abissnet”. Kushti i parë është që deputeti të mos ushtrojë funksion tjetër publik apo privat dhe kushti i dytë të mos përfitojë fonde publike. Ndërkohë që vetë dispozita, e ka referuar te ligji i posaçëm.
Ora 18:50 Kokëdhima: Akuzat, shpifje e radhës e borive të Saliut
Ne nje prononcim per mediat gjate nje aktiviteti te tij, deputeti Kokedhima i ka hedhur poshte akuzat e PD, duke u shprehur se ato jane shpifje e radhes e opozites se tij.
“Unë kam axhendën time të punës dhe nuk preferoja që ta harxhoja këtë kohë për të bërë debate politike me boritë e Saliut por e kam përdorur për nevojat e qytetarëve. Siç kam bërë edhe herë të tjera kur nuk e kam harxhuar kohën e publikut me shpifjet e Saliut. Diskutimi është tekniko-ligjor, dhe për këtë përballë borive politike të shpifëse të Saliut janë ekspertët ligjorë. Unë atje kam avokatët e mi që janë në gjendje të japin përgjigje për pjesëmarrësit në mbledhje. Ndërsa debatin politik e zhvillojmë në parlament dhe aty do të jem vetë për të iu përgjigjur të gjitha pyetjeve. Unë nuk kam kryer asnjë shkelje. Nuk kam përfituar asnjë qindarkë në shkelje të ligjit. E gjithë fushata e shpifjeve të Saliut është konstante dhe nuk është një ditë. Ata kanë këtë strategji për të dëmtuar reputacionin tim por nuk do të ia arrijnë siç ja kanë arritur sot.” tha Kokëdhima
Lidhur me kallëzimin penal të PD-së për ndërtimet në bregdetin e jugut, Kokëdhima i mohoi këto akuza duke theksuar se nuk ka kryer asnjë investim në bregdetin e jugut.
“Ajo është një tjetër shpifje banale e Saliut, dhëndrit dhe Lulit të tij. unë nuk kam krijuar asnjë investim në jug dhe askush nuk mund të më bëjë përgjegjës. Këto janë çështje politike dhe kjo është propagandë e Saliut.” tha ai
Ora 18:37 Ristani: Kokëdhima ka vjedhur mbi 150 herë fondet publike për Abissnet-in
“Rasti i deputetit Kokëdhima është më i rëndë se ai i deputetit Beqaj pasi janë me qindra raste. Në analizat e kryera rezulton se deputeti Kokëdhima përmes shoqërisë “Abissnet sh.a” ka përfituar fonde publike në kundërshtim me ligjin. Kokëdhima ka shprehur se këtë kompani e ka shitur. Në fakt kjo përputhet nga QKR. Ne kemi dyshime të arsyeshme se shitja është bërë me anë të një kontrate jo noteriale dhe është bërë pas bërjes publike të skandalit të vjedhjeve të fondeve publike. Është e provuar nga Thesari i Shtetit se “Abissnet” ka përfituar fonde nga buxheti në më të paktën e 150 rasteve.” tha Ristani
Ora 18:35 Nis mbledhja e Këshillit të Mandateve
Ka nisur mbledhja e Keshillit te Mandateve ku shqyrtohet kerkesas e PD per heqjen e mandatit te deputetit Koço Kokëdhima 
Sigal