Këshilli Kombëtar i PD-së/ Ja lista e 220 anëtarëve të rinj. Rikthimi i figurave popullore dhe kush u largua me votë nga demokratët

1059
Sigal

Lista e anëtarëve të Këshillit të ri Kombëtar të Partisë Demokratike

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i dalë pas votimit të Kuvendit Kombëtar të kësaj force politike, ka në përbërjen e tij; ish-ministra, ish-deputetë demokratë, por njëkohësisht edhe të rinj. Me një vështrim të kësaj liste spikasin figura të njohura të kësaj force politike e jo vetëm, ashtu si edhe emra të atyre që janë konsideruar si kritikë të kreut të demokratëve Basha. Pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar zgjedhor të kësaj force politike, ku mijëra delegatë votuan në listën shumë-emërore anëtarët e ri të Këshillit, mes emrave që sot përbëjnë një nga organet kryesore vendimmarrëse të Partisë Demokratike spikasin ish-ministra dhe ish-deputetë të kësaj force politike si: Albina Dede ish-deputete, Asllan Dogjani ish –deputet, Avenir Peka ish- zv.ministër, Bedri Mihaj ish-deputet, Gert Bogdani ish- deputet. Nuk pati të njëjtin fat ish-deputeti demokrat Sherefedin Shehu, i cili, edhe pse kandidat nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme për të qenë pjesë e këtij Këshilli. Pjesë e këtij organi janë votuar edhe ministrat teknikë të qeverisë së dalë nga marrëveshja Rama – Basha e 17 majit të vitit të shkuar si: Arben Beqiri, ish-ministër Shëndetësie, Dritan Demiraj, ish- ministër i Brendshëm teknik, Gazment Bardhi, ish-ministër drejtësie teknik, Mirela Karabina, ish-ministre teknike arsimi. Të rikthyer pranë selisë blu me post në Këshillin Kombëtar të saj janë tre ish-anëtarë të Frymës së Re Demokratike. Aleksandër Biberaj, ish-FRD, Gazmend Oketa, ish-FRD, Mirela Bogdani, ish-FRD, si dhe figura të identifikuara jo shumë kohë më parë si kritikë të kreut të kësaj force politike Lulzim Basha, Gent Malko dhe Tomor Alizoti. Një tjetër anëtar i këtij Këshilli të ripërtërirë, zëri i të cilit është dëgjuar të kundërshtojë kreun e kësaj force politike, është aktori Julian Deda. Anëtarë të Këshillit janë edhe anëtarë të botës akademike, Besnik Aliaj urbanist, Besart Kadia ekspert ekonomie, Fitim Zekthi pedagog, Mateo Spaho ekspert ekonomie, Bardhyl Londo shkrimtar, Robert Budina regjisor, Klodjana Shala sportiste, Rajmonda Bulku aktore, Rudi Sata tenor, madje edhe shoqërisë civile: Aulon Kalaja shoqëria civile. Pjesë e këtij Këshilli Kombëtar të Partisë Demokratike prej votimit nga Kuvendi është edhe juristi Çlirim Gjata. Bazuar në statutin e kësaj partie, i cili sanksionon në nenin 49 pika 13 të tij se numri i zonjave fituese të mos jetë më pak se 30%, vërehet se nga 220 anëtarë, 67 janë zonjat, duke shënuar jo më shumë se 30% të listës. Është ky Këshill ai, i cili do të zgjedhë ekipin e ngushtë të kryedemokratit Lulzim Basha si sekretarin e përgjithshëm dhe nënkryetarët e partisë demokratike. Këshilli pritet të zgjedhë edhe kryetarin e tij për herë të parë pas ndryshimeve në statut të adoptuara pas Kuvendit statutor të prillit të këtij viti.

Ja kush janë 220 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD

Adela Kryeziu

Adriana Gjonaj

Agest Kopellaj

Agim Kukeli

Agron Kuliçi

Agron Musaraj

Agustin Kola

Ahmet Premçi

Ajshe Isha

Akil Kraja

Alban Zeneli

Albert Avduli

Albert Kushti

Albert Loci

Albina Dede

Aleksandër Biberaj

Alfred Ahmetcenaj

Alfred Rushaj

Alfrida Marku

Altin Meçe

Andi Mustafa

Andia Pustina

Antoneta Çela

Anxhela Malko

Arben Beqiri

Arben Ibroja

Arben Muça

Arben Ristani

Ardian Isufi

Ariana Malltezi

Armand Teliti

Artan Pogoni

Arvit Bushati

Asllan Dogjani

Aulon Kalaja

Aurel Bylykbashi

Avenir Peka

Avzi Ahmati

Bardhyl Londo

Benardeta Syku

Bernard Banushi

Besart Kadia

Besnik Aliaj

Bledi Kasmi

Bujar Hoxha

Bujar Vukaj

Çelo Hoxha

Çlirim Gjata

Dardana Boletini

Darien Xhindoli

Dashnor Sula

Denisa Vata

Dorian Gjokmarkaj

Dorjan Teliti

Dritan Demiraj

Dritan Shano

Eda Grimci

Edmond Biçoku

Edmond Isaku

Edona Staka

Elvana Hana

Emiliano Mone

Endrin Gjipali

Endrit Kokoshi

Endrit Memiaj

Eneida Guria

Eneo Zguri

Eni Kasmi

Enkelejda Sallaku

Enno Bozdo

Enri Ceno

Enriketa Papa

Erald Kapri

Erion Sula

Eris Hoxha

Eriselda Prishta

Ermal Xhelilaj

Ermir Gjeta

Ervis Xhako

Estela Gostivari

Etion Kapedani

Etleva Merko

Fatbardh Kadilli

Fatbardh Sallaku

Fatjon Bathorja

Fatmir Guda

Fetah Hasanaj

Fisnik Kruja

Fisnik Qosja

Fitim Zekthi

Flamur Gjymishka

Flamur Hoxha

Florian Pustina

Gazmend Dibra

Gazmend Koduzi

Gazmend Oketa

Gazment Bardhi

Gent Malko

Gert Bogdani

Gjergji Nika

Gjok Uldedaj

Gjok Vuksani

Gramoz Nazëraj

Greta Deljani

Grigels Muçollari

Haki Mustafa

Haris Vongli

Hysen Kadiu

Hysen Xhura

Hysni Ahmetaj

Ibrahim Sako

Igli Cara

Ilir Dervishi

Ina Vorfi

Ina Zhupa

Indrit Hoxha

Indrit Vokshi

Ines Nurja

Irena Progni

Irma Kopliku

Irsida Shehi

Ivi Bejtja

Ivi Kaso

Jamarbër Malltezi

Jemin Gjana

Jola Hysaj

Jolio Dine

Juela Hamati

Julian Dedaj

Juvina Qevani

Kastriot Sulka

Klodian Lata

Klodjana Shala

Kosta Barka

Kreshnik Çollaku

Kristi Koçibelli

Laura Vorpsi

Lealba Pelinku

Lediana Fratari

Ledina Mandia

Liljana Cingu

Liljana Elmazi

Lindita Protoduari

Lisander Hoxha

Luan Hoti

Luan Mustafaj

Luigj Gjergji

Luis Hoxha

Lulzim Omuri

Mal Berisha

Marinela Ziu

Martin Biba

Mateo Spaho

Megi Balliu

Meri Poni

Mersi Shehu

Mimoza Hasekiu

Minushe Lazaj

Mirela Bogdani

Mirela Karabina

Mirela Tabaku

Monika Qosja

Murat Basha

Myqerem Tafaj

Nada Kallçiu

Ndriçim Mehmeti

Nevila Xhindi

Niazi Kosovrasti

Olsi Karapici

Oriela Nebijaj

Osman Metalla

Patrik Sadikaj

Paulin Marku

Paulina Hoti

Pëllumb Berisha

Përparim Caca

Petraq Milo

Prel Gjoni

Rajmonda Bulku

Ramiz Çoba

Ramona Tullumani

Redon Zogaj

Reila Bozdo

Reldar Dedaj

Resilda Kalija

Robert Budina

Roberto Caparota

Roland Bejko

Roland Kercuku

Rudi Sata

Sahit Dollapi

Sajmir Koreshi

Sajmir Shatku

Selami Xhepa

Shkëlqim Hoxha

Shkelqim Krasniqi

Shpresa Breçani

Silvi Bardhi

Skerdjan Dhuli

Sokol Ruka

Sorina Koti

Spiro Cura

Spiro Vaso

Suzana Guxholli

Tasim Mema

Taulant Zeneli

Taulanta Jupi

Teuta Starova

Tomorr Alizoti

Valbona Mhilli

Vali Vorpsi

Vendim Demaj

Viktor Bella

Xheraldo Dashi

Xhevdet Mehmetaj

Xhuljeta Kertusha

Ylber Vata

Ylli Kupi

Zaim Kupa

Zhaneta Ndregjoni.