Këshilli i Mandateve, Halimi: Ato që tha Dritan Zagani dolën të vërteta

584
Deputeti i PD Eduard Halimi ka bërë disa pyetje në seancën e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve ku po diskutohet kërkesa e Prokurorisë për heqjen e mandati të Saimti Tahirit që i hap rrugë arrestimit të tij. Halimi tha se nëse ato që tha komisar Zagani i kushtohej rëndësi nuk do kishte bërë trafik droge e armësh familja Habilaj.
“Ne kemi lexuar dosjen me 400 faqe dhe me 1000 faqe dhe sipas këtyre materiale rezulton se grupi kriminal i habilajve kanë trafikuar të qetë për 4 vite me gomone dhe me makina. Sot a jeni të bindur ju se ka prova të mjaftueshme se makina me targa AA003 GB është përdorur për trafik droge? Dritan Zagani ish oficer policie i shpalli luftë policisë. Kush është llumi në këtë mes? Komisar Dritan Zagani ka pasur një betejë në bandën kriminale të Habilajve dhe Rama e quajti zagar. Ju nuk çuat policinë në derën e familjes Habilaj. Sot ato që tha komisar Zagani dolën të vërteta. Nëse ju do kishit mbajtur anën e Zaganit familja Habilaj sot nuk do kishte trafikuar drogë e armë. Si ish ministër i brendshëm deklarohej fajtor apo i pafajshëm që për shkakun tuaj familja Habilaj për 2 vite trafikoi armë dhe drogë”- tha Halimi.
Sigal