Këshilli i Mandateve diskuton kërkesën e PD për heqjen e mandatit të Leskaj

402
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin po diskuton kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes së PS-së, Valentina Leskaj.
Deputeti Arben Ristani deklaroi se se kërkesa e demokratëve bazohet tek ligji për konfliktin e interesit, sipas të cilit asnjë deputet nuk mund të lidhë kontratë me institucione publike.
Pikë kjo që sipas Ristanit është shkelur nga zonja.Leskaj, pasi djemtë e saj kanë lidhur kontrata dhe përfituar para publike.
Ristani: Neni 71 i Kushtetutës thotë mandati i deputetit mbaron kur janë kushtet e papajtueshmërisë. Pas denoncimit të PD, djemtë e Leskaj kanë shitur menjëherë kontratat e tyre në shoqëritë ku ka qenë ortakë.
Avokati i Leskaj tha se pretendimet e PD nuk janë të bazuara në interpretimin kushtetues dhe ligjor.
Hajdari: Në cilësinë e mbrojtësit të deputetes Leskaj deklaroj që pretendimet e PD për mbarimin e Leskaj nuk qëndrojnë dhe nuk janë të bazuara në interpretimin kushtetues dhe ligjor.
Sigal