Këshilli i Lartë Gjyqësor për vitin 2018/ Numri i dosjeve të bartura është mbi 56 mijë

414
Sigal

Dosjet e akumuluara në pritje të gjykimit janë një prej efekteve negative më të dukshme, të shkarkimeve të gjyqtarëve nga Vetting-u.

Ndërsa dihej se rreth 30 mijë prej këtyre dosjeve mbeten pezull në Gjykatën e Lartë, raporti zyrtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2018 zbardh se numri real i dosjeve të bartura në sistem është thuajse dy herë më i lartë.

Në raportin e sapo depozituar në Kuvend, KLGJ bën me dije se numri i tyre është mbi 56 mijë, raporton Scan.

Ne Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, rezultojnë  6,709 çështje të mbartura, Gjykatën e Apelit Tirane,  numëron  8,271 çështje, Gjykatën e Apelit Administrativ,  12,217 çështje dhe Gjykatën e Larte,  28,863  çështje te mbartura ne vitin 2019.

Të dhënat janë përkeqësuar edhe më tej gjatë vitit 2019, ku raportohet se në Gjykatën e Lartë numri i dosjeve në pritje të shqyrtimit shkon rreth 35 mijë.

Ndërkohë që situata pritet të përkeqësohet edhe më tej, të paktën gjatë muajve në vijim, ndërsa Gjykata e Lartë ka mbetur me vetëm dy anëtarë, ndërkohë që procesi i Vetting-ut vijon sistematikisht të shkarkojë gjyqtarë të tjerë, duke shtuar edhe më tej ngarkesën për ata që mbeten.