Këshilli i Integrimit, Bregu:Kryetarin opozita, të ndiqet parimi europian

496
Sigal

Majlinda Bregu nuk pranon ftesën e ministres së Integrimit Klajda Gjoshës për krijimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Deputetja e PD-së, njëherësh edhe kryetare e Komisionit të Integrimit në Kuvend nuk ka pranuar që të jetë bashkë-kryetare në Këshillin e Kombëtar të Integrimit.  “Më lejoni t’iu them se i vemti standart është ai europian. Edhe vendet që e kanë kaluar në këtë proces kanë ndjekur parimin europian. Të njëjtën gjë i kam kërkuar ministres që të mos zbatojnë gjë tjetër veçse atë të zbatimit europian. Këshilli kombëtar i integrimit duhet të jetë me kyrterar nga opozita, nënkryetar nga mazhoranca, numër të barabarë anëtarësh, si dhe pjestarë nga shoqëria civile dhe Presidenca. Ky model nuk është aplikuar askund në thirrjen që më ka bërë ministrja.  Në duam që në shqipëri të zbatohet modeli europian.  Do të kishte qënë shumë më mirë po të mos kishte sjellë asnjë mendim.  Ka shumë gafa dhe shumë paqartësi e do të ishte mirë ta rimendonin”, deklaroi Bregu.