Këshilli i Emërimeve në Drejtësi merr vendim për hartimin e Rregullores për funksionimin e KED

584
Sigal

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me përbërjen e tij të re u shpreh në mbledhjen e parë se duhet të angazhohet për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të cilat janë unike dhe të pazëvendësueshme lidhur me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vakante tashmë të krijuara për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësisë. KED angazhohet që menjëherë të punojë për hartimin e Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të KED. KED vlerësoi t’i drejtohet KLGJ-së dhe KLP-së duke i kërkuar që, bazuar në kompetencat që i cakton ligji, të mundësojë edhe lehtësimin apo heqjen e ngarkesës së punës gjyqësore dhe prokuroriale të anëtarëve të KED, në mënyrë që ata ti kushtohen maksimalisht ngarkesës së punës për realizimin e procedurave komplekse të verifikimin dhe vlerësimit të kandidaturave për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.