Këshilli Bashkiak i Sarandës: Jo bashkimit të Lukovës me Himarën

497
Sigal

 Vendimi zyrtar i është nisur ministrit Çuçi dhe pritet reagimi i Tiranës

Duket se aty ku heshtet, rrymat e brendshme shpërthejnë suferinë. E themi këtë se deri tani, lidhur me reformën territoriale është lakuar Himara, thua se përbën thembrën e Akilit. Por jo! Është Lukova ajo që do sjellë andralla, komuna më e vjetër që me krijimin e shtetit shqiptar, e cila deri tani ka heshtur dhe. Pas publikimit në gazetën “Telegraf” të prononcimeve të kreut të shoqatës “Bregdeti” për Sarandën dhe kreut të Aleancës Ushtarake, të cilët japin variantet, versionet dhe arsyet e kundërshtisë së shkrirjes së Komunës së Lukovës dhe jo vetëm kjo, vjen kundërshtia më e madhe, bashkimi i sajë me Himarën. Në këtë kuadër vjen edhe reagimi zyrtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës. Në një shkresë zyrtare që i dërgon ministrit Çuçi me firmën e kryekëshilltarit Krenar Islami, thuhet se: “Duke marrë parasysh shkresën tuaj Nr:2068 prot. datë23/05/2014 Këshilli i Bashkisë Sarandë nuk jep pëlqimin e varianteve të propozuara nga Ministria e Çështjeve Vendore për ndarjen administrative territoriale, por propozimi i këtij këshilli është bashkimi i Lukovës , Ksamilit me bashkinë e Sarandës. Pra Lukova tani filloi të flasë. Po për këtë çështje rreth 200 familje të lagjes “Baba Rexhepi”, lagja më e re e Sarandës, ku është ndërtuar edhe teqeja, më datën 10/07/2014 i ka drejtuar një letër ministrit Çuçi në kundërshtim të bashkimit të Lukovës me Himarën. 200 familje sjellin shqetësimin për këtë bashkim, duke e quajtur korruptiv dhe presin zgjidhjen e këtij problemi. Reagime për reformën vijnë edhe nga minoriteti, ku tanimë nuk duan një njësi, por dy e më shumë, po ashtu edhe Çamëria kërkon njësinë e sajë të njohur si nënprefekturë që në kohën e mbretërisë së Zogut. Duket se reforma zgjedhore më problematike do të jetë në Sarandë.