Këshillat/ Garë brenda së majtës. PD pëson rënie prej 2011-ës

493
Në një kohë kur gara për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të 61 bashkive të vendit po shkon drejt përfundimit, tashmë vëmendja është përqendruar tek votimi për këshillat bashkiake.
Garë brenda së majtës
Tashmë mes së majtës ka nisur gara për të marrë votat që do të përcaktojnë dhe ndarjen e këshillave bashkiak, që këtë herë do të vendosen në bazë të ndarjes së re territoriale. Luftë e cila duket se ka ndikuar dhe në rezultatin e disa prej bashkive që kanë pasur kandidatët e propozuar prej LSI-së. Nga numërimi i fletëve të votimit, nga 15 kandidatë që ka propozuar LSI 6 prej tyre kanë humbur garën. Përfaqësues LSI-së kanë ngritur shqetësimin se nuk kanë pasur mbështetjen e duhur prej anëtarësisë së Partisë Socialiste.
KOLONJË / PS parti e parë
Partia Socialiste ka siguruar 29.63% të votave për këshillin bashkiak, ndërsa parti e dytë është ajo Demokratike me 23.33%. Më pas vjen LSI me 18.32%, ndërsa partie e katërt është Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim me 3.13%.
kolonje
LIBOHOVË / Këshillin e fiton e majta
Kandidatja e majtë për bashkinë fitoi me diferencë jo shumë të madhe, por votat për këshill kanë shkuar në shumicë për koalicionin e majtë.
PS është parti e parë me 28.36% të votave, ndërsa në vend të dytë është PD me 27.98%. Ndërsa në vend të tretë vjen LSI me 17.81%.
libohove
KLOS / LSI e para, PS e treta
Është e pabesueshme, por partia me më shumë vota për këshillin bashkiak në Klos ka marrë vetëm 10% të votave dhe kjo është LSI. Më pas vjen PD me 7.22%, PS me 7.14%, PDIU 6.11% dhe PR 5.48%. I çuditshëm është fakti se nga 58 parti në garë, shumica e tyre edhe pse janë të panjohura kanë marrë nga 2 deri në 4 të votave.
klos
DELVINË / LSI parti e parë, PD e katërta
Koalicioni i majtë arrit të fitojë me 72.8% të votave garën për kryetar bashkie në Delivinë. Përveç kësaj, janë tre parti të këtij koalicioni që kanë marrë më shumë vota për këshillin bashkiak.
Në krye është LSI me 18.33%, më pas vjen PS me 16% dhe PDIU me 12.23%. Ndërsa PD ka marrë vetëm 9.58% të votave dhe më pas vjen PR me 7.2%.
delvine
POLIÇAN / PD parti e dorës së dytë
Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Evropian” arriti një fitore bindëse në Bashkinë e Poliçanit, ku kandidati i saj mori 72.5% të votave.
Por, akoma më dërrmuese është vota sa i takon për këshilltarët e bashkisë, ku PD rezulton me vetëm 8.7% të votave.
Partia e parë me më shumë vota është PS me 46.7% duke pasur një rritje me 16.7% në krahasim me zgjedhjet e vitit 2011. Ndërsa LSI ka marrë 18.6% të votave.
polican k
TIRANË / Kutitë e para në Tiranë për Këshillin Bashkiak
Nga numërimi i kutive të para për këshillin bashkiak në Tiranë, rezulton se Lëvizja Socialiste për Integrim ka rritje, ndërsa Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë rënie.
Pas numërimit të 47 kutive, LSI rezulton me 17% ( 2 785 vota), me 8.2% rritje nga zgjedhjet e vitit 2011. Ndërsa, PS ka marrë deri tani 37.9% (6 212 vota) duke shënuar një rënie me 4.4% krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë.
Sa i takon PD-së, ajo ka 26.7% (4 376 vota) dhe ashtu si PS ka një rënie me 4.4%. Në lidhje me partitë e tjera PDIU është në nivelin 4.2%, FRD 2.6%, PR 1% dhe LZHK 1%.
PUSTEC / Fiton partia minoritare me 45%
Në përfundim të numërimit të kutive të votimit për këshillin bashkiak në Pustec, rezulton se dy partitë kryesore janë në minorancë përballë partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Evropian. Kjo parti ka siguruar 45.3% të votave (1 158). Kurse Partia Socialiste dhe ajo Demokratike janë në nivel 14%. Më pas vjen LSI me 11%.
Në krahasim me zgjedhjet lokale të katër vite më parë, PD ka një rënie prej 18%, ndërsa PS dhe LSI kanë rritje, përkatësisht 2.2% dhe 6.1%.
Garën për kryetar bashkie e fitoi kandidati i Aleancë për Shqipërinë Evropian, Edmond Themelko me rezultat të thellë. Ai mori 81% të votave kundrejt 19% që mori kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Miallaq Apostollovki.
SKRAPAR / LSI forcë dominuese me 57% të votave, PS 19%, PD 9%
Lëvizja Socialiste për Integrimi rezulton forca politike me më shumë vota në Bashkinë Skrapar me 57.20% të vota, duke lënë pas Partinë Socialiste me 19.37%. LSI me 4 486 vota e marra ka siguruar 10 këshilltarë në Bashkinë Skrapar duke pasur një shumicë absolute në këshillin me 15 anëtarë gjithsej. Ndërsa Partia Demokratike ka marrë vetëm 9% të votave. Kurse parti e katërt është Partia Republikane me 5.27%.
Sa i takon garës për kryebashkiak, fitues u shpall kandidati i ASHE-së, Nesim Spahiu me 86.34% të votave. Kujtojmë se Skrapari është vendlindja e liderit dhe themeluesit të liderit të LSI-së, Ilir Meta. 
Sigal