Këshillat bashkiakë, mbyllet numërimi në Durrës, PS merr 16 këshilltarë, PD 14, LSI 13

429
Pas disa ditësh numërimi është shpallur lista e këshilltarëve bashkiakë të Durrësit. Partia Socialiste ka arritur të fitojë 16 vende në Këshillin Bashkiak, duke lënë pas Partinë Demokratike, me 14 vende. Surpriza është Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka arritur të marrë 13 këshilltarë, nga 4 që kishte në mandatin e kaluar.
Gjithashtu partia PDIU ka pasur ulje të numrit nga 4 më parë, në vetëm 2 këshilltarë. Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet ka marrë një këshilltar, ndërsa Partia Socialiste e Moderuar dy këshilltar, si dhe Fryma e re Demokratike.
Nga përllogaritja e rezultateve, Grida Duma, kandidatja e djathtë për bashkinë, edhe pse humbi, ka arritur të marrë më shumë vota sesa i gjithë koalicioni bashkë. Ajo e vetme ka fituar 42273 vota, ndërsa koalicioni APPD 31143 vota. E kundërta ndodhi me kryebashkiakun socialist Vangjush Dako, i cili si fitues i zgjedhjeve mori 55.984 vota, por koalicioni i majtë më shumë, me 65.512 vota. Në total bashkia e re e Durrësit ka 51 këshilltarë.
Sigal