Këshillat Bashkiakë, LSI forcë e parë në Malësinë e Madhe, e dyta në Shkodër

427
Përfundon numërimi i votave për këshillin bashkiak në Shkodër, ku PD rezulton forcë e parë, LSI forcë e dytë ndërsa PS forcë e tretë. PD me 25357 vota ka 21 këshilltarë, LSI e cila ka marrë 11800 vota ka 10 këshilltarë ndërsa PS me 10925 vota ka 9 këshilltarë.
Ndërsa në Malësinë e Madhe, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) rezulton forcë e parë politike.
LSI vijon të surprizojë në numërimin për Këshillat Bashkiakë, ku në bastionin e PD, qarkun Shkodër ka mundur të renditet forca e dytë politike, pas Partisë Demokratike.
Sigal