KESH ju ka sot bankave në Tiranë, 218 milionë dollarë borxh!!

93

Qeveria po e falimenton KESH-in, duke i ulur çmimin e shitjes të energjisë CEZ-it

Erjon Braçe

Bankat nuk i japin më para. KESH ka sot 40 milionë dollarë borxh kompanive të huaja të cilave ju ka blerë energji, pra janë fatura të papaguara! Kompanitë e  huaja kanë paralajmëruar se nuk do t’i japin më energji. KESH ju ka sot prodhuesve vendas të energjisë, Koncesionareve 11 milionë dollarë borxh, pra fatura të papaguara. Koncensionarët e kanë të detyrueshme t’i japin energji dhe borxhi po shtohet. KESH i ka sot 3.5 milion dollarë borxh edhe tre hidrocentraleve të nxjerrë në shitje! Pra prej ndarjes për ti nxjerrë në shitje, është krijuar ky borxh i ri. Tani kam një pyetje: Sali Berisha, janë të vërteta këto shifra?! Veçanërisht borxhi që po i vret në lindje koncesionarët vendas?! E di që do thuash që unë jam rrugaç, jam mafioz, jam antiglobalist! Thuaj  ç’të duash! Madje dhe ti si Mafia e plehrave dhe ndonjë rrush në PS, mund të thuash që unë nuk flas në emër të PS!  Por përgjigju, është i vërtetë ky borxh, po apo jo?

Po apo jo Sali Berisha?

Pse po i shkatërron koncesionarët Sali Berisha? Në borxh janë tek bankat! Jepu paratë e mos i rrëno!