Kërpaçi: Studentët duan të largohen menjëherë nga Shqipëria. Situtata është alarmante

408
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi ka postuar një status në Facebook për fillimin e vitit të ri akademik duke thënë se stuendetët kanë probleme të mëdha dhe duan të largohen sa më parë nga Shqipëria. Kërpaçi shton gjithashtu se kjo është “meritë” e qeverisë dhe e kryeministrit Rama pasi situata është alarmante.

POSTIMI I PLOTË

Realiteti i studentëve nuk reflektohet në fjalet e propagandës së Edi Ramës, por në shifrat e studentëve të mjekësisë të regjistruar në kurset e gjuhës gjermane apo në llotarinë amerikane.

Realiteti i studentëve të Mjekesise dhe Shqipërisë është tjetër, duan të largohen dhe urgjentisht nga Shqipëria kjo falë “meritës”së kryeministrit dhe qeverisë së tij.

Në diskutimet e përditshme me studentë mund të them se është alarmante situata, në të cilën ndodhemi sot.

Janë të mashtruar sepse karta e studentit është një dokument ZERO PA VLERË dhe mbeshtetje reale.
Janë të mashtruar sepse konviktet janë në kushte të mjerueshme dhe vendoset në rrezik jeta e tyre.
Janë të mashtruar sepse nuk ka mundësi punësimi të mirëpaguar për studentët në profesionin e tyre.

Largimi drejt Gjermanisë është kthyer në shpresën e vetme për të punuar në profesion me pagë të mirëpaguar sepse politikat e qeverisë nuk japin mbështetje reale për studentët dhe të rinjtë.