Kërpaçi: Shqipëria pa dje protestën më madhështore të historisë së saj!

517
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me protestën e djeshme.

“Mijëra të rinj e të reja, burra e gra flamurtar të shpresës dëshmuan qartë vendimin popullor se koha e Edi Rames ka mbaruar.”-shkruan Kërpaçi.

Postimi i plotë:

Të zemëruar nga padrejtësitë e kësaj qeverie, Shqipëria pa dje protestën më madhështore të historisë së saj!

Mijëra të rinj e të reja, burra e gra flamurtar të shpresës dëshmuan qartë vendimin popullor se koha e Edi Rames ka mbaruar.

Qeveria me urdhër të Edi Ramës e duart e
Sander Lleshaj ju përgjigj qytetarëve të pafajshëm dje në protestë, me helm, dhunë policore dhe procedime penale.

Llogarinë do ta keni personale me çdo fëmijë, të ri e të re, familjarë që ishin në proteste e që në mënyrë ç’njerëzore me urdhër të Edi Rames i helmuat, dhunuat dhe arrestuat!

Lleshaj do të përgjigjet deri në një për mbylljen kriminale të ndriçimit,djegien terroriste provokative të automjetit që rrezikoi jetën e qindra demonstruesve, mosndalimin e autorëve,dhunimin e gazetarëve të denoncuar nga BIRN dhe gjakun e fotografit Arben Dajci.

Koha e Edi Rames ka mbaruar, populli nuk ndalet. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për qëndrimet që mbajnë në këtë sezon ndryshimesh madhështore për vendin tonë!

Ndryshimi është afër për Shqipërinë pa krim dhe ne rrugën evropiane!