Kërpaçi: Mbështetje e jashtëzakonshme e mijëra qytetarëve, të rinjve e të rejave që duan të marrin fatin në duart e tyre!

361
Sigal

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, pa protestës madhështore të zhvilluar ditën e djeshme, ku shprehet se zgjedhje në qershor nuk do të ketë dhe se “Rama ik” është thirrja e mijëra qytetarëve, të rinjve dhe të rejave që sot jetojnë në mjerim për shkak të lidhjeve të Ramës me krimin dhe favorizimin e një grushti njerëzish.

“Rama Ik, është thirrja e mijëra qytetarëve, që nuk kanë mundësi për të blerë as ushqimet bazike për të jetuar, është thirrja e mijëra bizneseve që taksat ua kanë marrë frymën!” – shkruan Kryetarja e LRI-së.

Më poshtë postimi i plotë i Kërpaçit:

Zgjedhje këtë qershor nuk do të ketë‼

Mbështetje e jashtëzakonshme e mijëra qytetarëve, të rinjve e të rejave që duan të marrin fatin në duart e tyre!

“Rama Ik”, është thirrja e mijëra qytetarëve, të rinjve e të rejave që sot jetojnë në mjerim për shkak të lidhjeve të Ramës me krimin, dhe favorizimin e një grushti njerëzish!

Rama Ik,është thirrja e mijëra të rinjve që sot dëshpërimisht po largohen nga Shqipëria sepse alternativa e kësaj qeverie është Emigrimi!

Rama Ik,është thirrja e mijëra qytetarëve, që nuk kanë mundësi për të blerë as ushqimet bazike për të jetuar, është thirrja e mijëra bizneseve që taksat ua kanë marrë frymën!

Ky triumfim i antivlerave mbi jetët e njerëzve të ndershëm duhet të marrë fund‼

Rama Ik, Shqiptarët duan zgjedhje te lira dhe të ndershme!

#ShqipëriaShtëpiaJuaj