Kërpaçi: Korrupsioni po largon të rinjtë nga vendi

463
Sigal

Ish-deputetja Floida Kërpaçi: Qeveria e Ramës promotore e korrupsionit

Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me korrupsionin në vend. Sipas saj, qeveria e Edi Ramës është promotorja më e madhe e korrupsionit në vend, duke bërë penguar edhe zhvillimin dhe duke detyruar të rinjtë te emigrojnë.  Floida Kërpaçi: Korrupsioni mbyt ekonominë, vret mirëqenien e familjeve, dëmton demokracinë dhe padrejtësisht i mohon të rinjve shanset për të ecur përpara në jetë. Qeveria aktuale me shembullin e saj është kthyer në promotoren më të madhe të korrupsionit, duke penguar zhvillimin e vendit dhe duke bërë që shumë të rinj të emigrojnë. Kemi nevojë për drejtësi të pavarur që ti japi fund kulturës së korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së pushtetit. #UnitedAgainstCorruption’.