Kërpaçi: Kauza jonë është ndalimi i keqqeverisjes së Edi Ramës nuk ka në zemër interesin e brezit të ri!

472
Sigal

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ku shprehet se LSI është partia e të rinjve dhe se kauza e të rinjve është ndalimi i keqqeverisjes së  Edi Ramës që nuk ka në zemër interesin e brezit të ri.

“Ne duam që të rinjtë të kenë mundësi për punësim të mirëpaguar, arsim cilësor, mbështetje nga shteti për ta parë të ardhmen në Shqipëri dhe jo në emigrim.”- shkruan  Kërpaçi.

Më poshtë postimi i plotë i Kërpaçit:

Kauza jonë është ndalimi i keqqeverisjes së  Edi Ramës që nuk ka në zemër interesin e brezit të ri dhe ndërtimin e një sistemi vlerash përmes të cilit të përmirësojmë vendin, ti krijojmë rinisë punësim dhe mundësi në mënyrë që të ndalojmë emigrimin e tyre!

LSI është partia e të rinjve!
Ne duam që të rinjtë të kenë mundësi për punësim të mirëpaguar, arsim cilësor, mbështetje nga shteti për ta parë të ardhmen në Shqipëri dhe jo në emigrim.