Kërkoni punë? Ahmetaj: Janë 36 mijë vende të lira, mjafton…

670
Një projekt i ri për të nxitur punësimin nëpërmjet ridimensionimit të rolit të zyrave te punës, ka bërë bashkë kryeministrin e vendit Edi Rama, ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe sipërmarrës të ndryshëm. Të gjithë janë në një mendje të ketë koordinim sa më të plotë mes zyrave të punës dhe sipërmarrjes që kërkon për njerëz të kualifikuar në treg.
“Ka ardhur koha të mos presim sipërmarrjen të vijë në zyrat e punës”,- tha në nisje të fjalës së tij ministri Ahmetaj.
“Ka 657 mijë vende pune, jo thjesht statistika. Njerëz konkretë që shkojnë në punë të përditshme dhe kanë të ardhura nga puna e tyre. Janë mbi 200 mijë vende të reja pune, 39% e vendeve të punës të krijuara në vitet e fundit. Shifrat janë kokëforta, por zyrat e punës do të duhet të kthehen në zyra që japin jetë. Sfida jonë është shumë e madhe, papunësia është duke u ulur por është ende aty. Sipërmarrja ka deklaruar 36 mijë vende të lira pune, kërkesa të drejtpërdrejta të tyre.
Sigal