Kërkon votën për Veliaj, Idrizi: PDIU do ketë gra në pozicione drejtuese, si forcë e madhe ndryshimi

485
Në një takim me gratë e kryeqytetit, kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet duke kërkuar votën për kandidatin Erion Veliaj tha se PDIU do të ketë në pozicione drejtuese gratë si një forcë e madhe ndryshimi.
Idrizi: “Parlamenti i Shqipërisë ka marrë një vendim, që ne e kemi realizuar më herët. Ligjërisht 50% e këshilltarëve sot janë gra të nderuara. Besoj dhe do të dëshiroja që edhe për deputetë të ishte obligative që një në dy emra të ishte një grua, jo vetëm sepse ne kemi kapacitete të jashtëzakonshme, por kjo do t’i bëjë vetëm mirë parlamentit dhe vendimmarrjes në Shqipëri”.
Nga ana e saj, Vjollca Braho, kryetare e Forumit të Gruas së PDIU-së tha se përmes votës gratë kanë më shumë mundësi për të ngritur zërin për kauza të mëdha.
Braho: “Ne punuam sëbashku dhe arritëm që në parlamentin e Shqipërisë të kemi pesë deputetë. Kësaj radhe, me ndihmën tuaj, duke votuar nr. 34 do të bëjmë të mundur të çojmë në Parlamentin e Tiranës dhe pesë djem e vajza të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Besoni te ne, besoni te Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, votoni nr. 34 dhe së bashku zëri juaj do të jetë në Bashkinë e Tiranës, nëpërmjet zërit të Vjollcës, të Albinës, të Rukos dhe të shumë vajzave e grave të tjera”.
PDIU është në koalicion me PS-në në këto zgjedhje ku aspiron edhe të marrë një numër të konsiderueshëm votash për kandidatët e saj në Këshillat bashkiakë.
Sigal