Kërkesat/ Pedagogët e UT-së kërcënojnë me grevë e bojkot

631
Sigal

Në mbledhjen e zhvilluar në ditën e sotme në godinën “Iliria” mes Senateve Akademike, pedagogët e Universitetit të Tiranës i kanë lënë një javë afat qeverisë  që të anulojë ligjin e Arsimit të Lartë  si dhe rishikimin e VKM-ve.

Ata u shprehën unison se nëse qeveria nuk do të reagojë pozitivisht ndaj kërkesave të tyre, pedagogët do të pezullojnë procesin mësimor si dhe do të përshkallëzojnë protesta deri në grevë urie.

Kërkesat e tyre:

-Mbështetje të protestës së studentëve

-Shprehjen parimisht për ndryshim të ligjit për arsimin e lartë

-Anulimin e menjëhershëm të VKM

-Ndalimi e denigrimit të figurës së pedagogëve

-Miratim i statusit të pedagogut

-Rritjen e financimit publik për arsimin me 0,5% brenda këtij viti dhe me rritje graduale.