Kërkesat e studentëve, ja vendimet që merr Senati Akademik i universitetit të Durrësit

590
Sigal

Pas protestës 10-ditore të studentëve të cilët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, Senati Akademnik i universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka mbajtur një mbledhje ditën e sotme ku janë marrë 6 vendime.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të Ligjit Nr.80/2015 datë 17.09.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Vendimit të Këshillit Ministrave nr. 685, datë 25.08.2010 “Për riorganizimin e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës”, të ligjit 8480, datë 27.05.1990 “Për  funksionimin e  organeve  kolegjiale të Administratës  shtetërore dhe enteve publike“, të Statutit dhe Rregullores së Universitetit, Senati Akademik në mbledhjen e hapur të datës 14.12.2018, me pjesëmarrjen e Këshillit Studentor dhe studentëve  të  ekselencës, duke shprehur njëzëri mbështetjen e plotë për kërkesat e paraqitura nga protesta studentore;

V E N D O S I :

  1. T’i kërkojë Administratorit të Universitetit “Aleksandër Moisiu“ Durrës nxjerrjen e kostos për përgjysmimin e tarifave të studimit për t’iu drejtuar më pas Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) për rritjen e buxhetit të Universitetit “Aleksandër Moisiu“ Durrës sipas kësaj kostoje.
  2. Heqjen e menjëhershme të çdo pagese shtesë nga ana e studentëve për tërheqjen e vërtetimeve

apo dokumentave të tjera nga Sekretaritë Mësimore.

  1. Krahas mbështetjes aktuale, të inkurajojë procedurialisht dhe financiarisht përfshirjen e

vazhdueshme të studentëve në kërkimin shkencor brenda dhe jashtë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.

  1. Të ftojë Këshillat Studentorë dhe studentët ekselentë në diskutimet për buxhetin e ardhshëm të

Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, si dhe  në çështje të tjera që lidhen me proçesin  mësimor dhe arritjen e standardeve më të larta akademike.

  1. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen:
  • Administratori
  • Zv.Rektorët
  • Dekanët e Fakulteteve
  • Drejtorët e Drejtorive
  1. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.