Kërkesa e PD për ÇEZ: Kuvendi kundër futjes me proçedurë të përshpejtuar

160
Parlamenti ka votuar kundër futjes me proçedurë të përshpejtuar të kërkesës së PD për hetim ndërkombëtar për çështjen e ÇEZ. Ndërkohë kërkesa u rrëzua me 54 vota kundër, 50 pro dhe 12 abstenime, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre është e LSI. Votimi u parapri nga deklarata e dy krerëve të grupeve parlamentare PD-PS.

Paloka: “Ka një arsye shumë të thjeshtë se keni bërë gjënë më absurde që mund të bëjë një parlament, të votohet në parlament që të bllokohen hetimet për çështjet penale. Dhe sot gjithë ditën thoni të hetohet, të hetohet. Keni deklaruar dhe këto ditë që duam të hetohet, doni të hetohet? Tani e keni mundësinë me votën tuaj tu tregoni shqiptarëve se vërtet jeni gati të hetoheni ju dhe të hetohen dhe këta tanët që akuzoni ju. Si do hetohet Berisha është fajtor apo jo nëqoftëse ju nuk lejoni votimin, si do hetohet Bode? Hajde pra ti hetojmë bashkarisht Berishën, Boden, Metën, Ramën i cili nga Amerika ju dha urdhër, mbylleni këtë çështje. Bravo! Jeni dakord dhe për hetim ndërkombëtar, se sigurisht drejtësia është ajo që keni thënë deri dje apo jo? E korruptuar, e degjeneruar, gjithë të zezat keni thënë për drejtësinë. Si sot kërkoni që ta hetojë kjo drejtësi. Të paktën formalisht votoni që ky projektligj i yni të hyjë në kalendarin tre javor dhe le t’ia lëmë pastaj të tjerat seancës ku do të votohet”.

Ruçi: “Thashë se kishe ndonjë haber nga Çekia që lidhet me ÇEZ e kisha fjalën, meqë haber nuk paske nga Çekia të paktën të kishe marrë haberet këtu brenda që grupi parlamentar i PS duke pasur parasysh kërkesën tuaj për proçedurë të përshpejtuar voton këtë dhe vetëm për këtë. Jo se është kundra jush, por nuk u lejon as ju dhe as neve Kushtetuta e vendit, 6 vendime të gjykatës kushtetuese, rregullorja e parlamentit dhe precedentët parlamentarë Prandaj viota e grupit të PS është kundra proçedurës së përshpejtuar”.