Kërkesa e Holandës për vizat, reagon KE: Precedenti i parë ndaj një shteti, mund të ndërpritet lëvizja e lirë

596
Sigal

 

Natasha Bertaud, zëdhënëse e Komisionit Europian ka reaguar lidhur me kërkesën e Holandës për heqjen e vizave për shqiptarët.

Në reagimin e KE vendoset theksi se kërkesa për rivendosjen e vizave është për herë të parë, ndaj një vendi që ka përfituar më parë lëvizjen e lirë.

‘’Në varësi të situatës do të shihet dhe sa do të zgjasë procedura, kjo është një kërkesë që bëhet për herë të parë. Hapi ynë i radhës është të njoftojmë Këshillin dhe Parlamentin. Në rast se kjo kërkesë do të miratohet, atëherë do të pengohet lëvizja e lirë për qytetarët shqiptarë. Ne do të kryejmë një process të plorë analizimi të rrethanave dhe më pas gjetjet do ia dërgojmë Parlamentit”, është shprehur zëdhënësja e KE.