Kërkesa e Holandës për vizat, Bushati: Klithma nga PD-ja

520
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas raportit të policisë holandeze për vizat dhe deklaratave të PD, LSI dhe ish-Presidentit Nishani, që fajësojnë qeverinë dhe kryeministrin Rama. Mes deklaratave të shumta nga PD ishte edhe ajo e ish-kryeministrit Berisha, i cili deklaroi dje se qeveria franceze i vendosi ultimatum Bushatit gjatë vizitës së fundit në Paris. Por, Bushati eksponentët e PD dhe LSI, i cilëson si “gjinkalla” të dëshpëruara nga rezultati i 25 qershorit, të cilat po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave, ndërsa u uron shërim të shpejtë. “Gjinkallat e dëshpëruara të 25 Qershorit po i kalojnë ethet e gushtit me klithma për kthimin e vizave! Shërim të shpejtë” shkruan ai në Twitter. Policia dhe prokuroria në Amsterdam kanë hartuar një raport ku kërkojnë nga qeveria e tyre pezullimin e vizave për shqiptarët.

Autoritetet në Amsterdam deklarojnë se shqiptarët gjithnjë e më shumë po luajnë një rol kyç në trafikimin e drogës dhe pastrimit të drogës gjatë viteve të fundit. Raporti thekson se shqiptarët udhëtojnë lirshëm në Holandë dhe kjo ka ndikuar në rritjen e kriminalitetit, prandaj kërkohet pezullimi i lëvizjes së lirë.
Sigal