KE:Reagon sërisht duke kërkuar që Greqia të zgjidhë sa më shpejt çështjen e Çamërisë

437
Sigal


Tensionohen marrëdhëniet e Komisionit Evropian me
Greqinë, histeri shkrimesh në shtypin helen
 Gazeta Telegraf/


Gazeta Telegraf/


Maja Koçijançiç:
 Athina të zgjidhë sa më shpejt çështjen
e Çamërisë


Komisioni Evropian
nxit dialogun mes Shqipërisë dhe Greqisë për të diskutuar për çështjet e
mbartura mes dy vendeve. Këtë qëndrim e përforcoi zëdhënësja Maja Koçijançiç,
në daljen përpara mediave, kur është pyetur nga gazetarët grekë në Bruksel për
deklaratat e Komisionerit Hahn, i cili përmendi edhe Çështjen Çame. “Kur flitet
për Shqipërinë dhe Greqinë, Komisioni është informuar në fillim të vitit nga të
dy vendet se ka qëllime për të thelluar dialogun mes tyre dhe të diskutojnë një
sërë çështjesh të mbartura, që kërkojnë qartësi për të forcuar marrëdhëniet
dypalëshe. Dhe në këtë kontekst, Komisioneri rekomandoi veçanërisht propozimin
e palës greke për të caktuar një platformë, e cila mund të lejojë më shumë
dialog konstruktiv, lidhur me të gjitha çështjet që duhet të qartësohen mes dy
shteteve. Po në këtë konktekst, Komisionieri inkurajoi të dy vendet që të
vijojnë bashkëpunimin. Kjo është dhe fryma në të cilën Komisioneri i përgjigjet
një numri pyetjesh nga anëtarët e Parlamentit Evropian dhe ato duhet të shihen
në këtë dritë. Ne jemi të informuar mbi qëndrimet e dy vendeve për të thelluar
dialogun dhe duke i inkurajuar ata që të shmangin keqkuptimet e mundshme mbi
çështjet më të rëndësishme”, tha Koçijançiç. Por, sërish gazetarja greke ka
këmbëngulur nëse ekziston apo jo një çështje e tillë. “Komisioni po ndjekin
angazhimin e të dyja vendeve për të diskutuar çështje të mbartura që kërkojnë
sqarim në mënyrë që të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet dypalëshe. Nuk ka
shkuar përtej kësaj, nuk marr një pozicion”, deklaroi Koçijançiç. Por, Athina
zyrtare sërish është e revoltuar me qëndrimet e Komisionit Evropian. Menjëherë
ka reaguar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Stratos Efthimiu, duke
deklaruar se “disa njerëz në Bruksel nuk e kuptojnë rëndësinë e të mos gënjyerit”.
Përplasja BE-Greqi nisi pak ditë më parë, pasi Komisioneri Johanes Hahn
deklaroi se mes Shqipërisë dhe Greqisë ka ende çështje të hapura, duke
përmendur si një prej tyre dhe Çështjen Çame.

 

Histeri në shtypin grek për çështjen çame

 Deklarata e Komisionerit
Johannes Hahn dhe e zëdhënëses së KE Maja Koçijançiç për Çështjen Çame ka
shkaktuar stuhi në mediat kryesore greke. Po kështu, fjalimi i djeshëm i
mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë nga kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka
gjetur jehonë në gazetat e sotme të Greqisë. Natyrisht, shtypi grek flet për
një lajthitje të Komisionit Evropian dhe sulme të drejtpërdrejta ndaj
Komisionerit Hahn, i cili konsiderohet se nuk është i zoti të mbajë
paanëshmërinë që i dikton posti i tij i lartë. Gazeta “Kathimerini” duke cituar
burime anonime nga Brukseli pretendon se Çështja Çame po fryhet artificialisht