Kërcënon Rexhep Rraja: Lulzim Basha ta provojë në votime!

539
Sigal

Rexhep Rraja, është paraqitur dje në gjykatën e Krujës, për të marrë masën e sigurisë. Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për 24-vjeçarin, i cili akuzohet për përndjekjen e Xhisiela Malokut. Duke dalë nga gjykata, Rraja ka lëshuar edhe një “paralajmërim” për liderin e opozitës, Basha, duke thënë se do ta shohë në zgjedhje se kush është Rexhep Rraja. “Lulzim Basha, ta provojë në votime, Lulzim Basha”, – ka thënë Rexhepi me ton kërcënues. Kjo gjuhë e folur e djalit të deputetit dëshmon se ata, me forcën e dhunës janë edhe mbledhësit e votave për llogari të partisë ku militojnë, apo i shërbejnë, në zonën që ata veprojnë. “Fuqia” e fjalëve të të pandehurit, qëndron pikërisht tek kontributi që ai i jep partisë në fushatë elektorale, duke i dhënë votat, të cilat, mbase i “siguron edhe duke ushtruar ndaj elektoratit terror, dhunë, kërcënime, sepse e di, që shpatullat i ka të ngrohta nga Partia.