Kërcënohet kreu i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu

82
Proçedohet penalisht si edhe shpallet në kërkim një shtetas, pasi ka kanosur për shkak të detyrës, Kryetarin e Bashkisë . Nga Specialistët e Seksionit për Krimet, filloi proçedimi penal si edhe po punohet për kapjen e shtetasit : A.K, 28 vjeç, banues në Maliq ( i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”)
Proçedimi ndaj tij filloi pasi, dyshohet se ky shtetas dje, për motive të dobëta, ka kërcënuar me mesazhe, Kryetarin e Bashkisë Maliq, shtetasin Gëzim Topçiu, 49 vjeç, banues në Maliq, në adresën e këtij të fundit, në rrjetin social “Facebook”. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” parashikuar nga nenet 238 dhe 275 të Kodit Penal.