Kërcënimi ndaj Ndocajt, PD: Rama ka inkriminuar PS-në, të hetohet pa ndikim politik

494
TIRANE- Partia Demokratike në një dalje publike para mediave akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën propagandë me regji qendrore. Zëdhënësja e PD-së nga selisë blu, Ina Zhupa pohoi se deputeti Eduart Ndocaj deklaroi dje se është kërcënuar me jetë nga vëllai ish-deputeti Arben Ndoka, ndërsa theksoi se Rama e ka inkriminuar PS në çdo qelizë.
“Rama e ka inkriminuar PS në çdo qelizë. Në PS ka banditë dhe trafikantë”, citohet në reagimin e PD-së. Ndër të tjera selia blu ka kërkuar që prokuroria të hetojë rastin e denoncimit të deputetit Ndocaj, por pa ndikimin politik. Ditën e djeshme deputeti i më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Eduart Ndocaj deklaroi se ka marrë kërcënime nga vëllai i ish-deputetit Ndoka. Po dje, Ndocaj në një letër të hapur i ka parashtruar problemin dhe ambasadorit amerikan, Donald Lu.
Sigal