Këngëtarja Bebe Rexha falënderon Monika Kryemadhin: Ka thyer barrierat dhe…

597
Pas poezisë nga një simpatizante e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryetarja e kësaj force Monika Kryemadhi falënderohet edhe nga këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha.
Me sa duket lufta e Kryemadhit më 18 dhjetor kundër maxhorancës kur u zgjodh Kryeprokurorja e re, deri aq sa nuk kurseu as çizmet, ka pasur jehonën e madhe.
Këngëtarja Bebe Rexha ka publikuar një foto të Kryemadhit në Instagram, ndërsa shkruan me elozhe për kryetaren e LSI-së, si një grua që ka thyer barrierat dhe iu ka dhënë grave kurajën për të ndjekur ëndrrat.
Në fakt mes Kryemadhit dhe këngëtares nga Dibra e Madhe ka një lidhje familjare, pasi ato edhe më herët e kanë shprehur këtë gjë dhe janë takuar disa herë.
“Ka ende miliona gra nëpër botë të cilat janë të shtypura dhe janë gra si kjo që po sjellin ndryshimin!

Kjo grua është e fortë. Ajo është një nënë. Ajo është një grua. Është një motër. Ajo është e para grua në drejtimin e një partie politike në Shqipëri. Ajo ka thyer barrierat dhe i ka dhënë jo vetëm grave shqiptare por edhe grave të tjera nëpër botë si puna ime kurajën për të ndjekur ëndrrat! Duke u rritur më është thënë të flas vetëm kur më drejtohen, tani unë flas e shprehem sa herë kam diçka për të thënë.

Faleminderit Monika Kryemadhi që nuk pranon barrierat! #NgrijeZërin #FuqizimGruas”, shkruan Bebe Rexha.


Sigal