Kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm

617
Presidenti Meta flet pas dhënies së autorizimit për negociatat me Greqinë
Presidenti Ilir Meta ka folur pas dhënies së autorizimit për fillimin e negociatave me Greqinë për çështjen e detit. Kreu i Shtetit Ilir Meta tha se deri më tani është realizuar një bashkëpunim i dobishëm. “Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm, për të pasur një proces solid e kushtetues, por edhe tekniko-ligjore për negociatat sa më të suksesshëm. Unë besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderueshme dhe jemi në një proces solid nga pikëpamja kushtetuese”, u shpreh Presidenti Meta.
Meta: Negociatori Krisafi një propozim shumë pozitiv dhe i mirëpritur
Pas një aktiviteti për bektashinjtë, Kreu i Shtetit është pyetur edhe për emrin e negociatorit të ri të shtuar në palën shqiptare, atë të Ksenofon Krisafit.
“Ka qenë një propozim shumë pozitiv dhe i mirëpritur nga ana ime, pasi është një personalitet me mjaft eksperiencë në drejtësinë ndërkombëtare”, u shpreh Presidenti Meta.
Prononcimi për median i Presidentit Meta
Zoti President, lidhur me plotfuqishmërinë, ajo që u vu re në njoftimin për shtyp ishte fakti që Ju i kërkoni Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo tregon që në informacionin e ardhur nuk është, le të themi, plotësisht i zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, apo është një parantezë që Ju i bëni që të jenë të kujdesshëm?

Presidenti Meta: Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm për të pasur një proces solid nga pikëpamja kushtetuese, por edhe tekniko-ligjore për negociata sa më të suksesshme për një marrëveshje të drejtë me Greqinë.

A i përmbushi të gjitha kërkesat Tuaja Ministri Bushati?
Presidenti Meta: Unë besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderueshme dhe jemi në një proces tashmë, do të thosha, mjaft solid nga pikëpamja kushtetuese, por dhe tekniko-ligjore.

U shtua një tjetër negociator. Nuk i përmbushte ai grup pritshmëritë? Duhet të ishte që në fillim, sipas Jush, pjesë e stafit?
Presidenti Meta: Ka qenë një propozim shumë pozitiv edhe mjaft i mirëpritur dhe nga ana ime për arsye sepse është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare, por dhe me mjaft eksperiencë për raste te tilla. Faleminderit!
Sigal