Kejdi Mehmetaj zgjidhet Zv. Presidente e Internacionales së të Rinjve Eurosocialistë

555
Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj është zgjedhur Zv. Presidente e Internacionales së të Rinjve Eurosocialistë. Kongresi i Internacionales së të Rinjve Eurosocialistë (IUSY), që u zhvillua në Tiranë nga datat 25-28 shkurt zgjodhi drejtuesit e rinj të kësaj organizate si dhe vendosi objektivat politike të përbashkëta që organizatat do të kenë në dy vitet në vazhdim dhe miratoi disa rezoluta.
Përmes një procesi transparent, Kongresi i Internacionales së të Rinjve Eurosocialistë zhvilloi edhe zgjedhjet e kryesisë. President u zgjodh z. Howard Lee nga “DAPSY” në Malajzi, ndërsa Sekretare e Përgjithshme u zgjodh znj. Evin Incir nga Suedia. Gjithashtu, u zgjodhën zv.presidentët e IUSY-t, ku një prej tyre ishte edhe deputetja më e re në Kuvendin e Shqipërisë, njëkohësisht edhe Nënkryetarja e LRI-së, Kejdi Mehmetaj.
Në fjalën e mbajtur menjëherë pas votimit dhe zgjedhjes si Zv.presidente e IUSY-t, znj. Mehmetaj shprehu kënaqësinë që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë organizatë të rëndësishme dhe për t’i dhënë një shtysë zhvillimit të reformave dhe të Shqipërisë.
kejdi mehmetaj“E di që ka shumë shqiptarë këtu, prandaj ju falënderoj për mbështetjen. Si një nga organizatat mikpritëse shpresoja që këto dy ditë do të jenë të paharrueshme për ju dhe që ky të jetë një nga kongreset më të mira. Shpresoj që t’u presim sërish në vitet në vazhdim në Shqipëri. Dua të falënderoj organizatat që vijnë nga Ballkani që më kanë mbështetur në kandidaturën time. Unë jam Nënkryetare e LRI-së dhe jam një deputete në Kuvendin e Shqipërisë dhe më duhet të them se forca jonë politike ka një histori suksesi përsa i përket mbështetjes së të rinjve dhe politikave për të rinjtë. Ne e themi me kënaqësi që në Shqipëri e kemi përcaktuar me ligj barazinë gjinore në vendimmarrje, që 50 % e të zgjedhurve të jenë femra. Ne duam solidaritetin, ne duam bashkëpunimin dhe besojmë vërtetë shumë që nëse jemi të gjithë së bashku zëri ynë do të dëgjohet”, – tha Zv.Presidentja më e re e IUSY-t.
Ndërkaq, duke iu përgjigjur interesit të mediave në përfundim të Kongresit të IUSY-t, znj. Kejdi Mehmetaj tha se do të përfaqësojë Shqipërinë denjësisht në këtë institucion ndërkombëtar. Gjithashtu, znj. Mehmetaj falënderoi edhe kolegët e saj të FRESSH-it për bashkëpunimin në organizimin e këtij eventi dhe mbi të gjitha edhe për mbështetjen që i dhanë si kandidaturë e Shqipërisë.
“Isha një nga kandidatet për Zëvendëspresidente duke përfaqësuar rajonin e Ballkanit dhe Europën në përgjithësi, dhe pas votimit tashmë jam zgjedhur. Ndihem mirë që do të kem mundësinë që ta përfaqësoj Shqipërinë më denjësisht në këtë institucion ndërkombëtar duke besuar që kështu do të shtyjmë bashkërisht zhvllimin e reformave, por edhe zhvillimin e Shqipërisë, që ndërkombëtarët ta shohin si një vend që ka mundësi që të ecë më shumë dhe më shpejt përpara. Në Kongres kanë marrë pjesë mbi 55 shtete nga e gjithë bota dhe janë përfaqësuar mbi 81 organizata me një numër prej rreth 230 delegatësh. Në fakt, më duhet të falenderoj shumë Kryetaren e FRESSH-it, Jolezën, dhe FRESSH-in për bashkëpunimin në organizimin e këtij eventi dhe mbi të gjitha edhe për mbështetjen që më dhanë si kandidaturë e Shqipërisë, por në të njëjtën kohë dhe si kandidaturë e rajonit të Ballkanit”, – theksoi znj. Mehmetaj.
Presidenti i porsazgjedhur, z. Howard Lee tha se fokusi i tij i punës do të jetë zgjerimi i IUSY me organizata të tjera të cilat do të kenë mundësi që të bashkohen.
“Nuk është një punë e lehtë, por jam shumë i lumtur për detyrën e re që kam marrë. Është një lëvizje që ekziston prej 108 vjetësh, por besojmë se do ta çojmë akoma dhe më përpara nëpërmjet bashkëpunimit dhe solidaritetit. Duke qenë President i Organizatës Socialiste në Malajzi,kejdi mehmetaj ka shumë mundësi për ta përhapur këtë organizatë dhe të bëhen edhe organizatat e tjera pjesë e IUSY duke qenë se në Azi ndodhet 60 për qind e popullsisë së botës dhe ka shumë organizata të cilat kanë dëshirë që të marrin pjesë, por që nuk janë të njohura me IUSY-in. Fokusi im kryesor në këtë fushatë do të jetë zgjerimi i IUSY me organizata të tjera të cilat do të kenë mundësi që të bashkohen”, tha z. Howard Lee.
Ky Kongres u organizua nën kujdesin e Lëvizjes Rinore për Integrim në bashkëpunim me Forumin Rinor Eurosocialist Shqiptar. Internacionalja e të Rinjve Socialiste është organizata ombrellë ku janë të anëtarësuara 134 forume rinore politike nga mbarë bota (80 shtete).
Organizata ka si synim rritjen e bashkëpunimit të forumeve politike anëtare dhe ndërveprimit politik të të rinjve të majtë për kauzat e rinisë në mbarë botën dhe promovimin e vlerave social-demokrate në botë.
Ky kongres theksoi zgjerimin e tij me organizata, parti, apo forume të tjera rinore socialiste dhe kishte si qëllim thellimin e bashkëpunimit midis organizatave pjesëmarrëse dhe gjithëpërfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse. LRI-ja mori pjesë si anëtar me të drejta të plota në këtë proces demokratik.
Sigal