Kejdi Mehmetaj: Sot një ditë e zezë për Shqipërinë, edhe Akademia e Shkencave ra zyrtarisht në dorën e Edi Ramës!

514
Sigal

Pas zgjedhjeve të bëra ditën e sotme në Akademinë e Shkencave, ku në krye u zgjodh Skënder Gjinushi, i cili ishte edhe i vetmi kandidat, ka reaguar edhe Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.

Përmes një postimi në Facebook, ajo e ka cilësuar këtë si një ditë të zezë për Shqipërinë, pasi edhe Akademia e Shekncave ra në dorën e Edi Ramës.

“Në datën 25 të protestojmë edhe për Akademinë e Shkencave, që shumë shpejt do të çlirohet e do u kthehet shkencëtarëve të vërtetë.” – shkruan Mehmetaj.

Më poshtë postimi i plotë i Mehmetajt:

Sot një ditë e zezë për Shqipërinë, edhe Akademia e Shkencave ra zyrtarisht në dorën e Edi Ramës!

Ky njeri i pangopur që fatkeqësisht po vazhdon të mbajë me dhunë karrigen e kryeministrit, nuk u mjaftua me institucionet e drejtësisë, as me Policinë e Shtetit, as me çdo zyrë tjetër që duhet ti shërbejë shqiptarëve, por me kthetrat e tij kapi edhe arsimin.

Ky njeri që urren dijen, sepse frikësohet nga qytetarët e ditur dhe kurajozë, pasi tentoi me çdo formë të kapë universitetin (nëpërmjet banditëve që u përfshinë në zgjedhjet për rektor, nëpërmjet ligjit për arsimin e lartë dhe së fundmi duke kërkuar shkarkimin e rektorit të UT), sot mori peng edhe Akademinë e Shkencave.

Atë Akademi të cilën e degjeneroi publikisht dhe ata akademikë që i trajtoi me përçmim si të ishin niveli më i ulët në rendin shoqëror. Për ta shkatërruar përfundimisht, sot vuri në krye të saj një tjetër bedel të tij, i cili nuk duhej në asnjë rast të ishte në garë si rrjedhojë e konfliktit të interesit pasi ishte drejtues i grupit të punës që përgatiti këto zgjedhje por edhe sepse ka një background të gjatë në politikë. Nga ana tjetër, nën presionin që u gjendën akademikët e tjerë, garoi i vetëm, fiks ashtu si i pëlqen shefit të tij Ramës, fiks si në kohën që e ka jetuar me shumë sukses i zgjedhuri i ri në krye të Akademisë së Shkencave, në periudhën e errët të diktaturës moniste.

Në datën 25 të protestojmë edhe për Akademinë e Shkencave, që shumë shpejt do të çlirohet e do u kthehet shkencëtarëve të vërtetë.