Kejdi Mehmetaj: Rruga jonë nuk duhet të jetë ikja nga vendi, por të rrimë këtu për ta bërë Shqipërinë më të mirë

485
Sigal

 

Fjala e Kejdi Mehmetaj në takimin me gjimnazistët e LRI-së

Në fakt Kryetarja kishte shumë të drejtë kur e filloi fjalën e saj dhe tha për energjinë. Këto kohët e fundit me ç’duket kemi qenë edhe pak në ambiente të zymta ose shumë zyrtare. Tani po e kërkojmë të gjejmë fjalë më entuziaste për të komunikuar me njëri-tjetrin. Unë dua tu falënderoj shumë për angazhimin tuaj por edhe për këtë aktivitet dhe të ngjashëm më këtë sepse kështu siç jeni ju sot kemi qene edhe ne para shumë vitesh në politikë gjimnazistë. Edhe sot kemi mundësinë që të japim një shtysë për përmirësimin e sistemit por mbi të gjitha krijimit të një Shqipërie me të mirë për të gjithë ne. që ta ndjejmë vërtetë atë shtëpinë tonë ashtu siç duhet të ishte në të vërtet.

Dua të ndaj me ju një eksperiencë që e kam përjetuar ndoshta më tepër kohët e fundit për shkak të angazhimit në qarkun e Fierit si përfaqësuese dhe e deleguar e LSI. Në gjithë këto vite që ne kemi punuar dhe folur për arsimin e kemi parë të gjithë, edhe unë kështu si ju si gjimnaziste e Petro Ninit si e angazhuar me të rinjtë në Tiranë e kemi parë arsimin dhe këto gjërat që ne themi duken pak sit q vogla por kur del pak jashtë Tiranës kupton që nuk janë të vogla por janë shumë të mëdha dhe janë shumë shqetësuese sepse familjet shqiptare nuk e kanë mundësinë sot që të përballojnë librat për fëmijët e tyre apo mjetet mësimore. Nuk kanë mundësi të përballojnë transportin për të udhëtuar me kilometra nga njëri fshat në fshatin tjetër për të çuar fëmijët në shkollë. Sepse shumë po I heqin fëmijët nga shkolla që të punojnë në mënyrë që të rrisin të ardhurat për familjet e tyre. Ajo qe mua realisht më dhemb më shumë është që të rinjtë shqiptar tani kanë frikë dhe të ëndërrojnë. Ëndrrat tuaja tani janë shumë bazike, janë minimum I standardit të jetesës. Ose është ëndrra për të ikur ose është ëndrra që sa më parë të gjesh një punë shumë të thjeshtë mjafton që të marrësh një rrogë.

Realisht kur e dëgjoj këtë gjë nga të rinjtë të paktën në atë zonë ku unë kam punuar kohët e fundit më dhimbset sepse kemi punuar dhe jemi munduar që gjatë kësaj kohe që të rinjtë të bëjnë realitet ëndrra më të mëdha. Qielli është kufiri thonë në Amerikë, edhe qielli duket të jetë edhe për të rinjtë shqiptarë, jo të jenë të mbytur siç janë të paktën këto 2-3 vitet e fundit. Duke marrë parasysh të gjitha problemet që ju thatë, dua të theksoj edhe njëherë punën e mesatares 6.5. Është skandaloze, është e tmerrshme jo vetëm për faktin që ka një mesatare, pro sepse ju punoni për vite të tëra me një rregull të caktuar dhe pastaj një i çmendur çohet në mëngjes dhe iu thotë që sot ka ndryshuar rregullin për ju. Mund të ketë pasur shumë nga ju që kanë punuar për atë mesatare 6, për të arritur universitetin, mund të kenë një prirje të caktuar dhe një notë 10 ekselente në një lëndë që ata e shikojnë në profesionin e tyre të ardhshëm dhe del dikush që me siguri nuk e njeh fare sistemin, siç është dhe ministrja jonë e famshme e Arsimit. Apo disa të tjerë që e kanë parë arsimin vetëm për të përfituar prej saj dhe t’ju lënë ju pa shkollë dhe mbi të gjitha të mos iu trajtojnë ju si të barabartë.

Ligji e thotë shumë qartë se si ju duhet të trajtoheni, se si maturantët duhet të aplikojnë për të hyrë në universitet, që kriteret i vendos universiteti dhe këto çmenduria që janë të minutës së fundit, kritere të palogjikshme dhe të padrejta, ju penalizojnë duke shkatërruar jo vetëm ëndrrën tuaj por edhe të ardhmen tuaj. Siç ndodh sot që fillojnë nxënësit universitetin dhe të mos arrijnë të përfundojnë as semestrin e parë, sepse ajo që po bëjnë as nuk e duan dhe as nuk e meritojnë, sepse sistemi është bërë një çorbë e vërtetë. Sistemi arsimor duhet të ndryshohet, por fjalët tona gjithmonë kanë rënë në vesh të shurdhët. Ndaj kemi përgatitur një platformë serioze se si mund ti shërbejmë arsimit, sepse duke i shërbyer arsimit do ti shërbejmë dhe të ardhmes së vendit. Arsimi është çelësi i suksesit për një vend, prandaj kush është i mençur të investojë në dije, është i mençur se ka ditur të investojë në të ardhme të mirë për vendin e tij. E para dhe më e rëndësishmja është investimi në arsim. Pa investuar para në arsim nuk do të kesh cilësi, nuk do të kesh reforma dhe nuk do arrish ta ndihmosh sistemin. Kjo është e para. E dyta është investimi te mësuesit, të cilët nuk duhet të trajtohen si robër të partisë që është në pushtet apo si robër të Drejtoreshës Arsimore apo drejtoreshës së shkollës që të heq e të vë në punë sipas qejfit, po si personalitete në shoqëri.

Ju keni dëgjuar nga prindërit tuaj që mësuesit ata i kanë pasur idhuj, ndërsa për ju mësuesi nuk është askush, sepse ju nuk keni mësuesit më të mirë, nuk keni mësuesit të trajnuar më mirë. Ndaj ne kemi menduar që ta rikthejmë sërish mësuesin në njeriun më të rëndësishëm të shoqërisë duke e stimuluar me pagesa, me trajnime të herëpashershme, por mbi të gjitha duke gjetur njerëzit më të përshtatshëm që duhet të japin dijen për ju. Nga ana tjetër një ndryshim thelbësor duhet bërë në kurrikul, një standardizim, pasi është e rëndësishme që ju të mendoni në mënyrë kritike, jo të jeni repetitivë, jo të luftoni për të marrë një notë, sepse notën e merr njëherë dhe pastaj nuk të hyn në punë për asgjë tjetër. Dhe e fundit është ajo që lidhet me shkollat profesionale, të cilat nuk duhet të jenë si mundësia e fundit për një nxënës që nuk ka mundësinë të mbarojë gjimnazin e përgjithshëm.

Ajo duhet të jetë mundësia që duhet ti jepet një të riu që do të konkurrojë më shumë në tregun e punës në aspektin profesional. Prandaj ne kemi menduar për sistemin “Mëso dhe fito”, ku në të njëjtën kohë kur je në shkollë ti edhe të punosh, edhe të paguhesh, edhe të profesionalizohesh. Shqipëria ka nevojë për angazhimin e të gjithëve ju që sistemi politik të ndryshojë, t’ju dëgjojë dhe të udhëhiqet prej jush dhe jo sipas interesave të disa individëve. Ndaj unë e bëra thirrje që nuk duhet të jetë rruga jonë që të ikim, por rruga jonë duhet të jetë të ndenjurit në Shqipëri dhe të luftuarit për ta bërë Shqipërinë ashtu si ato vendet e Evropës apo Amerikës ku ne kërkojmë të shkojmë.