Kejdi Mehmetaj: Reforma e dështuar në arsim prodhoi vetëm kaos dhe konflikt

541
Fjala në Kuvend e deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj në interpelancën me ministren e Arsimit 
Në këto ditë shumë të vështira për Shqipërinë evërtetaështë, përtej akuzave dhe qëndrimeve politike, që shteti ka rënë.Ligjet nuk zbatohen, policia është bërë njësh me krimin, kryeministri e ka mendjen të bëjë para nga kullat dhe koncesionet, ish ministri iRendit akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Askush nuk punon!Në rastin më të mirë vegjetojnë duke parë show kryeministror i cili përpiqet të krijojë zhurmë e tym për të shkëputur vëmendjen e qytetarëve nga dëmet e mëdha që po shkakton. Dhe kur shteti bie ndërsa udhëhiqet nga njëqeveri dashakeqe, nuk diskutohet që me veten do tëmarrë edhe çdo të mirë që jemi përpjekur të ndërtojmë jo vetëm ne, por edhe prindërit tanë, gjyshërit tanë dhe që e kemi detyrim t’jau lëmë trashëgimi edhe brezave që do të vijnë pas nesh. 

Në këto kushte ku ndodhemi si komb, shpresa e vetme për të ardhmen janë të rinjtë, e detyrimi ynëndaj tyre është së paku të sigurohemi që do të kenë shansin të edukohen dhe arsimohen denjësisht.Shkolla dhe dija, janë ndër të paktat pasuri, që edhe politikani mëi papërgjegjshëm, duhet t’i ruaj si sytë e ballit.

Ndaj, grupi ynë parlamentar ndjeu detyrimin ta thërrasë këtë interpelancë për arsimin e lartë, për ti tërhequr vëmendjen joministres, por çdokujt që duhet të zgjohet e të reagojë. 

Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdoret për të ndryshuar botën, është pashaporta jonë për të ardhmen, është investimi që të kthehet me interesin më të lartë.Këto nuk janë fjalë të miat, por të liderave botërorë që I kanë dhënë jetë dhe formë shoqërive të zhvilluara. Ndërkohë lideri ynë vizionar vendosi se dija nuk ështëprogres përkundrazi,pasi në fakt zgjidhja më e mirë për nënshtrim që do ti bëjë popullit është injoranca. 

Qëllimi I kryeministrit me sa duket nuk është vetëm të prishë sistemin nëpërmjet pseudoreformës, por edhe të rrëzojë figurën e mësuesve, profesorëve, dijetarëve.Të rrëzojë imazhin e mendjes, elitës shqiptare.Njësoj siç bëri me Akademinë e Shkencave, poshtëroi e ofendoi pa asnjë pendesë pedagogët, studentët dhe institucionet Universitare që ata përfaqësojnë.

Nuk di të them nëse e gjithë situata ishte stisur qëllimshëm, apo u përdor mjeshtërisht nga ai për të justifikuar dështimin e reformës që ndërmori për arsimin e lartë?
Së pari, dua të bëj me dije qytetarët, që kjo interpelancë vjen pas një sërë diskutimesh në instancat parlamentare, ku ministrja në mënyrë të vazhdueshme ka refuzuar të paraqitet dhe pas një sërë konsultimesh me të gjithë aktorët e Universitetit.

Së dyti, për ti kursyer kohe ministres në përgjigjen e saj, PO Lëvizja Socialiste për Integrim e ka votuar ligjin për arsimin e lartë. Por votimin e kemi bërë pas shumë debatesh me ju dhe pasi ju morët angazhim që nëpërmjet akteve nënligjore ligji do tëimplementohej qartë në frymën e tij. Ne ju paralajmëruam edhe në seancën plenare kur ligji u miratua, se aktet nënligjore do të ishin të vështira, pasi qysh në krijim të ligjit nxorrët nevojën për të patur akte nënligjore po aq sa edhe nene, për të mbizotëruar fuqia juaj vendimarrëse. Ne ju thamë se nëse aktet nuk dilnin dhe reforma nuk ndërmerej si duhej, do tëishim të parët që do kërkonim amendim të ligjit deri edhe shfuqëzim të tij nëse do të ishte rasti, duke marrë edhe gjithë përgjegjësitë që do të na takonin.

Ndarja jonë e thellë në përgjegjshmërinë ndaj qytetarëve nuk po fillon tani, është një debat që ka nisur qysh me pranimet në Universitete vitin e kaluar, ku edhe kuptuam se për ju jo vetëm përmbushja e detyrimeve dhe mbajtja e fjalës nuk kishin rëndësi, por ishit të gatshëm të shkatërronit ëndrrat e mijëra të rinjve Shqiptarë, vetëm e vetëm për të mos pranuar dështimin. 

Sot e nderuara Ministre, dy vite e gjysmë pas hyrjes në fuqi të ligjit, a keni ju qoftë edhe një një ndryshim të vetëm thelbësor që ka bërë reforma juaj, përveçse ka prodhuar kaos e konflikt?
E vërteta e hidhur është që në 5 vitet tuaja si ministre tarifat e universiteteve janë rritur, për familjet shqiptare është bërë shumë e vështirëtë përballojnëkostot e studimeve të fëmijëve të tyre.

Ndërkohë që tarifat për universitetet sot shkojnë nga 300 mijë, në 3 milionëlekë të vjetra, Ministria qëështë përgjegjësja kryesore për këto rritje, nuk ka kryer ende detyrat që I ka lënë ligji që vetë ka hartuar, për të rritur investimet në universitete dhe për të përcaktuar kufirin maksimal të tarifave që paguajnë studentët.Si për të mos mjaftuar kjo, qeveria vendosë të heqë bursat për studentët e pamundur të përballojnë financiarisht studimet e tyre.Kjo shtresë përbën rreth 30% të totalit të studentëve të cilëve po u hiqet shansi për të mësuar duke ju cënuar edhe siguria e tyre juridike

Ju paralajmëruam se kredia studentore nuk do të ishte zgjidhje, përkundrazi është shenja e parë që tregon se universiteti publik po vdes dhe se privati do të mbizotërojë. E thamë nga kjo foltore se do e keni të pamundur ta realizoni edhe në qoftë ajo e vetmja zgjidhje që do I mbetej një familje për të shkolluar fëmijën. Çfarë përgjegjësie mbani ju që ende nuk janë përgatitur aktet nënligjore, e jo më kredia të jetë kthyer në realitet?
Të mos flasim pastaj për kartën e studentit, të cilën keni harruar se e keni detyrim ligjor ta krijoni dhe ta vendosni në shërbim të studentëve për të ulur barrën e tyre ekonomike.

Pra vetëm për sa më sipër ligji është shkelur në 5 nene të tij dhe përfundimi është se papërgjegjshmëria në zbatimin e ligjit vetëm ka rritur kostot e familjeve shqiptare për të shkolluar familjet. 
Nga ana tjetër institucionalisht universitetet po bien.Aktet nënligjore që qartësojnë funksionimin e tyre ose nuk kanë dalë ende (si përshembull akti për normat e petagogëve, akti për titujt shkencorë, Kodi I cilësisë, akti për kodifikimin e programve etj) ose nëse kanë dalë janë hartuar në kundërshtim me ligjin ose duke cënuar rëndë autonominë e universiteteve.

Një pjesë e institucioneve përgjegjëse për zbatimin e ligjit ende nuk janë ngritur, strategjia për arsimin e lartë nuk ka filluar akoma të hartohet ndërkohë që në universitete është ulur këmbëkryq konflikti.Është e vështirë për ne të shohim se si petagogët dhe studentët flasin e protestojnë, jo për veten por misionin që duhet të këtë çdokush i angazhuar në proceset mësimore dhe të përballen nga ana juaj me përçmim dhe nënshtrim. 

Trajtoni si suksesin më të madh akreditimin e universiteteve duke u mbushur mendjen shqiptarëve qëështë bërë nga Britanikët, por të jeni të bindur se nuk ka shqiptarë që mund ta besojë, që një Universitet Privat (kushdo qoftë ai) e meriton të akreditohet për 5 vite ndërkohë që Universiteti i Tiranës mezi akreditohet edhe një vit. 

Në përgjegjësinë tuja si ministre një situatë e tillë kur nuk do duhej të ishte lejuar, jo vetëm për të ruajtur nderin dhe prestigjin e Universitetit më të madh dhe cilësor në Shqipëri, por për të ruajtur nderin e një shteti që kudo në botë prezantohet me studentët e UT dhe që falë akreditimit tuaj klientelist dhe favorizues për privatin, diploma nuk u njihet. 

Situata po shkon keq e më keq, aq sa UT rrezikon të mbetet I pa akredituar pasi ende nuk ka filluar procedurat për riakreditim. 
Sigal