Kejdi Mehmetaj: Qytetarët nuk tremben nga një kryeministër bandit

622
Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar për protestën e sotme në Kukës. Ajo thotë se qytetarët nuk mund të tremben nga një kryeministër bandit që i kërcënon.
“Qytetarët nuk tremben nga kërcënimet e një Kryeministri bandit, që po shkatërron jo vetëm pronën publike dhe ekonominë kombëtare, por edhe të ardhmen e të gjithë shqiptarëve. Nëse po kërkohen kriminelë dhe persona me preçdentë ata gjenden vetëm brenda kabinetit të Ramës, të mbrojtur nga forca e kartonit me imunitet. I bëj thirrje të sinqertë medias të raportojë të vërtetën sic është, e tu thotë shqiptarëve që të lënduarit nuk janë efektivët e policisë, por Kuksianët e ndershëm që kërkojnë të drejtat e tyre”,- shprehet Mehmetaj.
Ajo ka komentuar dhe deklaratën e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. “ Deklarata e Ministrit Xhafa nuk është asgjë tjetër veç reflektim i frikës që ka mbërthyer Edi Ramën ndaj revoltës popullore. I bindur se po i vjen fundi, Edi Rama urdhëron të ushtrohet dhunë e të shtypen protestat e qytetarëve. Nuk do kisha asgjë kundër deklaratës së Ministrit, nëse teksti do u ishte kushtuar protestuesve të plagosur dhe Edi Ramës ti drejtohej si shkaktari kryesor i kësaj situate. Keqardhje edhe për forcat e rendit, nuk besoj se do të ketë për ta detyrë më të vështirë se të dhunojnë bashkëqytetarët e tyre. Padyshim, sikurse thotë Ministri Xhafa, nuk duhet cënuar as prona publike dhe as ajo private, por harroi të përmendë në deklaratën e tij të akuzuarin kryesor Edi Ramën”,- tha Mehmetaj.
Sigal