Kejdi Mehmetaj: Qeveria po varfëron shqiptarët. Asnjë alternative përballë papunësisë më të lartë që prej 90-ës

704
Fjala në Kuvend e deputetess ë LSI-së, Kejdi Mehmetaj
Të nderuar qytetarë! Nëse ka një mënyrë më të mrië për të kuptuar se sa I interesuar është kryeministri apo dhe qeveria e tij në lidhje me varfërinë apo pasurimin e qytetarëve shqiptarë mjafton të shikoni këtë seancë të sotme, që ose u mbizotërua nga batutat në filim ose nga mungesa e tij në vazhdim. Dhe kjo tregon që asak nuk ju intereson varfëria juaj, përkundrazi jo se I mungojnë dhe lekët për të dhënë ndihmën ekonomike, por mendon në syrin e tij, në qënien e tij si kryeministër, më e rëndësishmja është që ju të shkoni të varfër përpara tij, me lot në sy e me pamundësi, ti kërkoni mëshirë sepse vetëm kështu e ndjen veten të plotfuqishëm edhe përpara jush që nuk keni bukë të vini përpara fëmijëve tuaj. Kryeministri nuk e kupton që sot shqiptarët janë të pashpresë, shqiptarët nuk e dinë se çfarë po ndodh sot, nuk dinë se sa siguri mund të kenë sot për familjet e tyre, e jo më se sa do kenë nesër. Nuk dinë nëse nesër do të kenë mundësi që të kenë aq para sa të paktën të vendosin bukë në tryezën e fëmijëve të tyre, sepse tashmë përveç bukës çdo gjë tjetër për familjet shqiptare është kthyer në luks. Është për të ardhur keq q ë të vetmet rekorde të kryeministrit dhe të qeverisë së tij janë ato rekorde që e rendisin Shqipërinë të parën, përsa u takon qytetarëve që kërkojnë azil në vendet e Europës. Fatkeqësi që rekordet më të mëdhaja të qeverisë shqiptare janë ato që e rendisin Shqipërinë në numrin më të madh të banorëve që duan ta lënë këtë vend dhe duan të jetojnë diku gjetkë. Madje duke u krahasuar dhe me vendet që sot zhvillohet luftë si Siria, Sri Lanka etj. Po ashtu është për të ardhur keq që I vetmi rekord që kjo qeveri mund të arrijë është që ta rendisë të fundit Shqipërinë në Europë dhe ndër të fundit në botë përsa I takon indikatorëve të lumturisë. Madje është për tu theksuar që në 5 vitet e fundit është rritur ndjeshëm. Mund të jemi nga 8 apo 9 vendet në botë, që në pesë vitet e fundit jeta jonë është bërë më e varfër dhe më e vështirë për tu jetuar në Shqipëri. E si mund të jenë të lumtur shqiptarët, kur nuk kanë siguri për të sotmen? Nuk kanë siguri për të nesërmen? Si mund të jenë të lumtur kur gati 1/3 e shqiptarëve jetojnë sot ose në varfëri ekstreme, ose me aq pak para sa të blejnë vetëm ushqimet bazë. Si mund të jenë të lumtur shqiptarët, kur papunësia rritet? Dhe ndryshe nga ajo që vjen e thotë ministri për demagogji përpara meje, në fakt të gjitha shifrat zyrtare të ardhura nga çdo institucion që merret dhe I mat ato, thonë që sot kemi nivelin më të lartë të papunësisë, që Shqipëria ka parë ndonjëherë qysh prej viteve 90-të. Si mund të jenë të lumtur shqiptarët, kur nuk mund të sigurojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre? Nuk mund tu sigurojnë ushqim, veshmbathje, shkollim. Nuk arrijnë ti mbrojnë dot ata nga rruga, nga krimi, nga e keqja. Po çfarë ka më të shtrenjtë për familjen shqiptare, se sa të rrisë fëmijët me dinjitet? Asgjë tjetër. Po ja që edhe kjo qeveri merr edhe ato pak para që familjet arrinin të siguronin në muaj, që të paktën fëmijët e tyre të kishin bukë, e jo më për veten e tyre që nuk e mendonin fare. Nga ana tjetër të gjithë mund të thonë në këtë sallë që ne po tregohemi ekzagjerues, që nuk po e themi realitetin ashtu siç është, por kjo është vetëm e kundërta. Sepse kjo, që ne po themi, ajo që thashë më sipër, në fakt është vetëm tabloja, pa asnjë ngjyrë të tepëruar të realitetit të hidhur të shqiptarëve që kjo qeveri në fakt nuk është e zonja ta shohë, sepse është atje lart mbi kulla dhe mendjen e ka vetëm se si të bëjë dhe të marrë para nga koncesionet, nga tenderat. Dhe kuptohet që kur flet për miliona dhe miliarda euro nuk të hyjnë në sy as tre mijë lekë të vjetra, as katër mijë lekë të vjetra që në fund të muajit nuk mjaftojnë për këto ministra, as për të fshirë këpucët. Ndërkohë që në të gjithë Europën e pasur qeveritë financojnë më shumë për të pamundurit, qeveria dhe qeveritarët tanë të pasur në Shqipërinë e varfër, heqin 20.000 familje nga skema e ndihmës ekonomike. E mirë që i heqin por asnjë gjë nuk është transparente në gjithë dixhitalizimin e skemës që ka ngritur ne lidhje me ndihmën ekonomike. Pse asnjëri nga ministrat që foli më parë, nuk u tregua i qartë sesi bëhet sistemi i pikëzimit pra sa pikë merr familja qoftë edhe për dollapin që ka në shtëpi apo frigoriferin që mund tja ketë dhënë dikush për ta ndihmuar. Qoftë edhe për televizorin që në pjesën më të madhe të rasteve e ka gjetur aty të lënë e të përdorur në rrugë në cepa për ato familje të pasura që nuk kanë pasur nevojë për të. Pse nuk ka transparencë sa i takon sistemit të pikëzimit. Arsyeja është vetëm një. Që edhe me grahmën tuaj të fundit të shpresës për të pasur sado pak lekë në muaj për ta kaluar muajin dhe për të ngrënë bukë këta këtu mbrapa të kenë mundësi që të përfitojnë. Pra e gjithë skema është korruptive që në fund të ditës të nxjerrin e të heqin kë të duan. E për të mos thënë më keq që të gjithën këtë ta shfrytëzojnë kur të vijnë zgjedhjet e tjera, këtë pak gram që na ka mbetur ne do tua japim vetëm duke na dhënë votën. Ose akoma më keq sepse kështu votën tuaj e blejnë akoma më lirë sepse pamundësia juaj do të jetë akoma dhe më e madhe. Por cila do të jetë alternativa që kjo qeveri jep pa mirë që po ju heq nga skema. Ju sot shkoni në zyrat shkoni në zyrat e punës por aty në fakt nuk ka punë. Ka drejtora, ka nënpunës që disa prej tyre vetë i kanë pushuar pak ditë më parë nga puna për paaftësi, për pamundësi sepse e thashë seancën e kaluar, e vetmja gjë që ndodh në këto zyra pune është njerëz të rinj apo të vjetër që luajnë me letër e domino dhe nuk kanë ç’bëjnë tjetër. Se në fakt punë nuk ka.
Se dëgjova disa ditë më parë një përfaqësues të qeverisë të thoshte që qenkan 5 mijë vende të reja pune te këto zyra por mirë këto 20 mijë familje që ishin të detyruar të kalonin nga zyrat e punës për të marrë vërtetimin për të qenë pjesë e skemës e për të marrë ndihmën ekonomike, nuk patët mundësi ti kanalizonit më parë? Kur ka 50 mijë lekë të vjetra në muaj për tia dhënë një skemë tjetër korruptive siç është ajo e aftësimit profesional, nuk gjenden aty lekë për tua dhënë këtyre familjeve që nuk kanë mundësi as për të kaluar ditën. Në fund e vetmja gjë që mund tu them të nderuar ministra për aq sa ndërgjegje mund tu ketë ngelur lidhur me qytetarët shqiptarë, përpara se të vini këtu të bëheni demagogë se e kuptoj të gjithë keni kaluar në shkollën e Ramës para se të emëroheni ministra, përpara se te fitoni arrogancën e tij, batutat e tij ikni, hiqni dorë nga ajo e përditshmja.
Sigal