Kejdi Mehmetaj: Pjesëmarrja ishte rreth 12-13%, por socialistët duan t’i sheshin si dyfish

558
Sigal

Ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, reagon në “Facebook” në përfundim të procesit zgjedhor, i cili u mbyllë në orën 19:00.

Mehmetaj shkruan se kryebashkiaku i Tiranës nuk ja doli të detyronte as 100 mijë vetë të dilnin të votonin dhe tani kërcënon komisionerët e PS që të mbushin në mënyrë fiktive kutitë.

Më tej, ish-deputetja shkruan se pjesëmarrja ishte rreth 12-13%, por socialistët duan t’i shesin si dyfish. Më tej, ajo paralajmëron se çdo gjë është e filmuar dhe fotografuar dhe do të bëhet publike.

“Lali Eri nuk ja doli dot të detyrojë as 100 mijë vet të dilnin të votonin dhe tani kërcënon komisionerët e PS që të mbushin në mënyrë fiktive kutitë. Nga monitorimet që kemi në terren qendra që deri në orën 18:00 kishin rreth 12-13 % pjesëmarrje, tani duan t’i shesin dyfish.

Mos kini merak, çdo gjë është e filmuar dhe fotografuar dhe do të bëhet publike. Deklaratat e shërbëtorëve të tij nuk do i mbushin dot kutitë! Lali si #Pinoku! Pinokun si personazh e shohin fëmijët, po lalin kush do pranojë ta shohë më? Mbi 80% e Tiranës i than edhe atij #IK”, shkruan Mehmetaj.

Kejdii